Makita M2401 Instruction Manual page 17

Portable cut - off
Hide thumbs Also See for M2401:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1.
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdoruesi mund të
kontrollojë forcat kundërvepruese me drejtim lart,
nëse merren masa parandaluese.
2.
Mos e mbani trupin në një vijë me diskun
prerës. Nëse ndodh goditje kundërvepruese, ajo
do ta shtyjë njësinë prerëse lart drejt operatorit.
3.
Mos montoni zinxhir sharre, disk për prerjen
e druve, disk të segmentuar diamanti me
hapësirë anësore më të madhe se 10 mm
ose teh sharre të dhëmbëzuar. Disqe të tilla
krijojnë kundërveprime të shpeshta dhe humbje të
kontrollit.
4.
Mos e "bllokoni" diskun ose mos aplikoni
presion të tepërt mbi të. Mos provoni të kryeni
prerje të thella. Ushtrimi i forcës së tepërt
mbi disk rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë ndaj
përdredhjeve ose kapjes së diskut gjatë prerjes
dhe mundësinë e kundërveprimit ose të thyerjes
së diskut.
5.
Kur disku kapet ose kur ndërprisni prerjen për
çdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike dhe
mbajeni njësinë prerëse pa lëvizur derisa disku
të ndalojë plotësisht. Mos provoni asnjëherë
ta tërhiqni diskun nga procesi i prerjes kur
disku është duke lëvizur, përndryshe mund të
ndodhë kundërveprim. Hetoni dhe ndërmerrni
veprime korrigjuese për të eliminuar ngecjen e
diskut.
6.
Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin
e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë
maksimale dhe futeni sërish me kujdes te
vendi i prerjes. Disku mund të kapet, të shkojë
lart ose të kundërveprojë nëse vegla elektrike
rindizet brenda materialit të punës.
7.
Mbështetni çdo material pune të madh për
të minimizuar rrezikun e bllokimit dhe të
kundërveprimit të diskut. Materialet e mëdha
të punës kanë tendencë të përkulen nga pesha
e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë
materialit të punës pranë vijës së prerjes dhe
buzës së materialit të punës nga të dyja anët e
diskut.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
1.
Gjatë punës, bëni kujdes nga shkëndijat që
përhapen. Ato mund të shkaktojnë lëndim ose
mund të ndezin materiale të djegshme.
2.
Siguroni materialin e punës. Përdorni kapëse
ose një mandrino shtrënguese për të mbajtur
materialin e punës kur kjo është praktike.
Është më e sigurt sesa të përdorni dorën dhe i
liron të dyja duart për të përdorur veglën.
Sigurojeni diskun me kujdes.
3.
4.
Bëni kujdes që të mos dëmtoni boshtin,
flanxhat (veçanërisht sipërfaqen e vendosjes)
ose bulonin, përndryshe disku mund të thyhet.
5.
Mbajini mbrojtëset të vendosura dhe në
gjendje pune.
6.
Mbajeni dorezën fort.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
7.
8.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin
përpara se të ndizet çelësi.
Përpara secilit përdorim, tregoni kujdes për
9.
lëkundje ose dridhje të tepërta që mund të
shkaktohen nga instalimi i pasaktë ose nga
disku i paekuilibruar mirë.
10. Hiqini nga zona materialet ose mbetjet që
mund të ndizen nga shkëndijat. Sigurohuni
që personat e tjerë të mos qëndrojnë pranë
shkëndijave. Mbani në dispozicion një fikës
zjarri të përshtatshëm dhe të mbushur.
11.
Nëse disku ndalon, lëshon zhurmë të
çuditshme ose fillon të dridhet gjatë
përdorimit, fikeni veglën menjëherë.
12. Fikeni gjithmonë dhe prisni derisa disku të
ndalojë plotësisht përpara se të hiqni ose të
siguroni materialin, të punoni me morsën, të
ndryshoni pozicionin, ose këndin e punës ose
të ndërroni diskun.
13. Mos e prekni materialin menjëherë pas punës;
ai është shumë i nxehtë dhe mund t'ju djegë
lëkurën.
14. Ruajini disqet vetëm në vende të thata.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
INSTALIMI
PARALAJMËRIM:
shkëndija gjatë prerjes së materialit të punës.
Mos e instaloni këtë vegël në vende ku mund të
ndizen lëndë të djegshme dhe/ose shpërthyese
nga vegla. Gjithashtu sigurohuni që të mos ketë
materiale të tilla pranë veglës përpara punës.
Sigurimi i bazës
Vegla duhet të mbërthehet me dy bulona në një
sipërfaqe të niveluar dhe të qëndrueshme, duke
përdorur vrimat e bulonave që gjenden në bazën e
veglës. Kjo parandalon përmbysjen dhe lëndimin e
mundshëm personal.
► Fig.1: 1. Vrimat e bulonave 2. Baza
17 ALBANIAN
Kjo vegël prodhon

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents