Makita 9910 Instruction Manual page 11

Hide thumbs Also See for 9910:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fig.4
Rregulloni trajektoren e rripit
më të mëdha se 8 mm
1
2
004233
Ndizni veglën dhe sigurohuni që rripi të jetë drejtuar siç
duhet. Nëse skaji i rripit del përtej skajit të pllakës së
çelikut ose skaji i rripit është i futur më shumë se 8 mm
nga skaji i pllakës së çelikut, përdorni vidën rregulluese
për të rregulluar gjatësinë e rripit.
Qese e pluhurit
Fig.5
Vendosni qesen e pluhurit në vrimën ku shkarkohet
pluhuri. Vrima ku shkarkohet pluhuri është në formë
hinke. Kur vendosni qesen e pluhurit shtyjeni me forcë
drejt vrimës ku shkarkohet pluhuri deri në fund për të
parandaluar rënien e saj gjatë punës.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur,
hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni mbërthyesin.
Boshatiseni qesen e pluhurit duke e goditur lehtë që të hiqni
grimcat që janë ngjitur nga brenda, të cilat mund të
vështirësojnë mbledhjen e mëtejshme të pluhurit.
SHËNIM:
Nëse e lidhni këtë vegël me një fshesë me korrent Makita,
puna e kryer mund të rezultojë më efikase dhe më e pastër.
Lidhja me fshesën me korrent Makita
Fig.6
Një smerilim më i pastër mund të kryhet duke e lidhur
smeriluesin me rrip me një fshesë me korrent Makita.
Kur e lidhni me fshesën me korrent Makita, nevojitet një
tub opsional me diametër të brendshëm 28 mm.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
Fig.7
KUJDES:
Vegla nuk duhet të jetë në kontakt me sipërfaqen
e materialit të punës kur ju e ndizni ose e fikni
veglën. Përndryshe mund të keni një smerilim
përfundimtar të dobët ose mund të dëmtohet rripi.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
prisni derisa ajo të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas
vendoseni veglën me ngadalë në sipërfaqen e materialit.
Mbajeni rripin ngjitur rrafsh me materialin e punës gjatë
gjithë kohës dhe lëvizeni veglën përpara dhe mbrapa.
Asnjëherë mos e sforconi veglën. Pesha e veglës jep
presionin e duhur. Presioni i tepërt mund të shkaktojë
1. Pllaka prej
çeliku
2. Vida rregulluese
11
ndalimin, mbinxehjen e motorit, djegien e materialit të
punës dhe zmbrapsje të mundshme.
Fashetat shtrënguese (aksesor opsional)
Kjo makineri mund të përdoret në pozicionin përmbys.
Për ta bërë këtë, siguroheni makinerinë në një stol të
qëndrueshëm pune me dy fasheta shtrënguese.
Fig.8
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr
nga
korrenti
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.9
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat. Zëvendësojini
kur të konsumohen deri në shenjën e kufizimit. Mbajini
karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në mbajtëset e
tyre. Të dyja karbonçinat duhen zëvendësuar në të njëjtën
kohë. Përdorni vetëm karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.10
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
Rripat abraziv
Qese e pluhurit
Fasheta shtrënguese
Tub me diametër të brendshëm 28 mm
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
përpara
se
kryeni

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

9911

Table of Contents