Makita DHS782 Instruction Manual page 42

Hide thumbs Also See for DHS782:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Vegla fillon të frenojë rrotullimin e
fletës rrethore të sharrës menjëherë pasi lëshoni
këmbëzën e çelësit. Mbajeni veglën fort për
t'iu përgjigjur reagimit të frenave kur lëshoni
këmbëzën e çelësit. Reagimi i papritur mund ta
rrëzojë veglën nga dora juaj dhe mund të shkaktojë
lëndim të personit.
Funksioni i ndryshimit automatik të
shpejtësisë
Kjo vegël ka "regjimin e shpejtësisë së lartë" dhe
"regjimin e forcës së lartë rrotulluese".
Vegla e ndryshon regjimin e punës në mënyrë
automatike në varësi të ngarkesës së punës. Kur
ngarkesa e punës është e ulët, vegla do të funksionojë
në "regjimin e shpejtësisë së lartë" për veprim prerës
më të shpejtë. Kur ngarkesa e punës është e lartë,
vegla do të funksionojë në "regjimin e forcës së lartë
rrotulluese" për funksionim prerjeje më të fuqishëm.
► Fig.11: 1. Treguesi i regjimit
Treguesi i regjimit ndizet në të gjelbër kur vegla është
në "regjimin e forcës së lartë rrotulluese".
Nëse vegla përdoret me ngarkesë të tepërt, treguesi i
regjimit do të pulsojë në të gjelbër. Treguesi i regjimit
ndalon së pulsuari dhe më pas ndizet ose fiket nëse
reduktoni ngarkesën në vegël.
Gjendja e treguesit të regjimit
Ndezur
Fikur
Rregullimi i thellësisë së prerjes
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë së
prerjes, shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një
dhëmb i fletës. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
► Fig.12: 1. Leva
Regjimi i
funksionimit
Duke
pulsuar
Regjimi i
shpejtësisë
së lartë
Regjimi i
forcës së lartë
rrotulluese
Sinjalizimi i
mbingarkesës
42 ALBANIAN
Prerje me buzë
KUJDES:
Pas rregullimit të këndit së prerjes,
shtrëngojini gjithnjë mirë vidat shtrënguese.
Lironi vidat shtrënguese. Caktoni këndin e dëshiruar
duke e anuar sipas nevojës, më pas shtrëngojini vidat
shtrënguese mirë.
► Fig.13: 1. Vida e mbërthimit
Përdorni bllokuesin kur bëni prerje të sakta në kënd 45°.
Rrotullojeni plotësisht bllokuesin siç ilustrohet në varësi të
prerjes me kënd 0° - 45° ose prerjes me kënd 0° - 48°.
► Fig.14: 1. Bllokuesi
Shikimi
Për prerje të drejta, bashkërenditni pozicionin 0° në
pjesën e përparme të bazës me vijën e prerjes. Për
prerje me buzë 45° bashkërendisni pozicionin 45° me
vijën e prerjes.
► Fig.15: 1. Vija e prerjes (pozicioni 0°) 2. Vija e
prerjes (pozicioni 45°)
Ndezja e llambës
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për të ndezur llambën pa vënë në funksionim veglën,
tërhiqni këmbëzën e çelësit pa shtypur butonin e zhbllokimit.
Për të ndezur llambën me veglën në funksionim, shtypni
dhe mbani shtypur butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit.
Llamba fiket pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
► Fig.16: 1. Llamba
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Grepi
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Hiqeni gjithmonë baterinë kur e
varni veglën me anë të grepit.
KUJDES:
Asnjëherë mos e varni veglën në
vende të larta mbi sipërfaqet ku vegla mund të
humbë ekuilibrin dhe të bjerë.
KUJDES:
Mos e tërhiqni veglën poshtë kur
është e varur në grep.
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.
► Fig.17
Bashkoni grepin me vidat siç ilustrohet.
► Fig.18: 1. Grepi 2. Vida
Për ta përdorur grepin, thjesht rrotulloni grepin derisa të
ngecë në pozicionin hapur.
Kur nuk e përdorni grepin, rrotullojeni gjithmonë derisa
të kërcasë në pozicionin mbyllur.
► Fig.19: 1. Pozicioni hapur 2. Pozicioni mbyllur

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhs783Dhs783zuDhs782z

Table of Contents