Makita DHS782 Instruction Manual page 37

Hide thumbs Also See for DHS782:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë
matur sipas një metode standarde testimi dhe mund
të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM: Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund
të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund
të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi
të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime sigurie për sharrën e
rrumbullakët me bateri
Procedurat e prerjes
1.
RREZIK: Mbajini duart larg zonës së prerjes
dhe fletës. Mbajeni dorën tjetër në dorezën
ndihmëse ose në kasën e motorit. Nëse të dyja
duart janë duke mbajtur sharrën, atëherë nuk
mund të priten nga fleta.
Mos prekni pjesën e poshtme të materialit të
2.
punës. Mbrojtësja nuk mund t'ju mbrojë nga fleta
poshtë materialit të punës.
Rregulloni thellësinë e prerjes me thellësinë
3.
e materialit të punës. Në pjesën e poshtme të
materialit të punës duhet të duket më pak se një
dhëmb i fletës së sharrës.
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e
Lexoni të gjitha
4.
Asnjëherë gjatë prerjes mos e mbani në duar
ose nëpërmes këmbëve materialin e punës.
Sigurojeni materialin e punës në një platformë
të qëndrueshme. Është e rëndësishme që ta
mbështetni materialin e punës siç duhet për të
minimizuar ekspozimin e trupit, përthyerjen e
fletës ose humbjen e kontrollit.
► Fig.1
5.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin vegla prerëse mund të prekë tela të
fshehur. Prekja e një teli me rrymë do ta përçojë
rrymën edhe te pjesët e ekspozuara metalike të
veglës elektrike dhe mund të shkaktojë goditje
elektrike te përdoruesi.
Gjithmonë përdorni një rigë drejtuese ose një
6.
udhëzues për anët e drejta. Kjo përmirëson
saktësinë e prerjes dhe pakëson mundësinë e
ngecjes së fletës.
Gjithmonë përdorni fletë me madhësinë dhe
7.
formën e duhur (ato të diamantit përkundrejt atyre
rrumbullake) të vrimave të boshtit. Fletët që nuk
përputhen me pjesën tjetër të sharrës do të rrotullohen
jashtë qendrës duke shkaktuar humbje të kontrollit.
8.
Asnjëherë mos përdorni rondele apo bulona të
dëmtuara ose jo të duhura të fletave. Rondelet e
fletëve janë projektuar veçanërisht për sharrën tuaj,
për performancë optimale dhe siguri të funksionimit.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje me to
Zmbrapsja është një reagim i papritur ndaj një flete
sharre të ngecur, të bllokuar ose të zhvendosur, e
cila bën që sharra e pakontrolluar të ngrihet dhe të
dalë nga materiali i punës drejt punëtorit;
Kur fleta ngec ose bllokohet fort nga mbyllja e kanalit të
sharrës, ajo e humbet shpejtësinë dhe reagimi i motorit
e kthen pas pajisjen me shpejtësi drejt punëtorit;
Nëse fleta përthyhet ose zhvendoset gjatë prerjes,
dhëmbët në pjesën e pasme të fletës mund të ngecin
në sipërfaqen e drurit, duke bërë që fleta të dalë nga
kanali i sharrës dhe të kërcejë mbrapsht drejt punëtorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe mund
të shmanget duke marrë masat e mëposhtme parandaluese.
1.
Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
vendosini krahët në atë mënyrë që t'i rezistoni
forcave zmbrapsëse. Poziciononi trupin në cilëndo
anë të fletës, por jo në drejtim me fletën. Zmbrapsja
mund të bëjë që sharra të kërcejë mbrapsht, por
nëse merren masat e duhura parandaluese, forcat e
zmbrapsjes mund të kontrollohen nga punëtori.
Kur fleta ka ngecur ose kur e ndërprisni prerjen
2.
për çfarëdo lloj arsyeje, lëshojeni këmbëzën dhe
mbajeni sharrën të palëvizur në material deri
sa fleta të ndalojë plotësisht. Asnjëherë mos u
përpiqni ta hiqni sharrën nga materiali ose ta
tërhiqni sharrën pas ndërkohë që fleta është në
lëvizje, përndryshe mund të ndodhë zmbrapsje.
Kontrolloni dhe ndërmerrni veprime korrigjuese për
të eliminuar shkakun e ngecjes së fletës.
3.
Kur të rifilloni sharrimin në materialin e punës,
vendoseni fletën e sharrës në mes të kanalit në
mënyrë që dhëmbët e sharrës të mos ngecin
në material. Nëse fleta e sharrës ngec, ajo mund
të dalë ose zmbrapset nga materiali ndërkohë që
rifillohet sharrimi.
37 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhs783Dhs783zuDhs782z

Table of Contents