LG 65UH61 Series Safety And Reference page 246

Hide thumbs Also See for 65UH61 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV
për një kohë të gjatë pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te
funksionimi apo performanca e produktit.
Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj
tregon dëmtim ose përkeqësim, shkëputeni atë, mos e përdorni më
pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë këmbimi të njëjtë nga një
riparues i autorizuar.
Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi zik ose mekanin, si
p.sh. nga përdredhja, përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga
shkelja. Bëni kujdes të veçantë ndaj spinave, prizave në mur dhe pikës
nga ku kablloja del nga pajisja.
Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me një
objekt të mprehtë, si p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.
Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi të
për periudha të gjata kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte të
përkohshme shtrembërimi në ekran.
6
Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, llimisht hiqeni nga
priza dhe pastrojeni me një leckë të butë. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi
të mund të shkaktojë gërvishtje ose çngjyrim. Mos spërkatni ujë mbi
të dhe mos e pastroni me leckë të njomë. Mos përdorni kurrë pastrues
xhamash, shkëlqyes makine ose industrial, gërryes ose dyll, benzen,
alkool, etj. i cili mund të dëmtojë produktin dhe panelin e tij.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim
të produktit (deformim, gërryerje ose thyerje).
Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk
shkëputet nga burimi i ushqimit AC madje edhe nëse e kni këtë pajisje
me ÇELËS.
Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni.
Nëse telat brenda kabllos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund
të shkaktojë zjarr.
Kur të zhvendosni produktin, llimisht sigurohuni që të jetë i kur. Më
pas, hiqini nga priza kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe të gjithë
kabllot e lidhjes. TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë
që mund të përbëjë rrezik zjarri ose mund të shkaktojë goditje elektrike.
Lëvizja e produktit ose heqja e tij nga paketimi, duhet bërë nga dy
persona, pasi produkti është i rëndë. Në të kundërt, kjo mund të
shkaktojë lëndim.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents