Zgjidhja E Problemeve - Samsung UE32F5070 User Manual

Hide thumbs Also See for UE32F5070:
Table of Contents

Advertisement

Nëse duket që TV-ja ka një problem, fillimisht provoni këtë listë të probleme të mundshme dhe të zgjidhjeve të tyre. Nëse nuk funksionon
asnjë nga këshillat për zgjidhjen e problemit, vizitoni "www.samsung.com," më pas klikoni Mbështetje ose telefononi shërbimin për klientin
të Samsung-ut.
Problemet
Cilësia e figurës
Figura e TV-së nuk duket aq mirë sa
dukej në dyqan.
Figura deformohet: gabim
makroblloku, bllok i vogël, pika,
pikëzim
Ngjyra është e gabuar ose mungon.
Ka ngjyra dhe ndriçim të dobët.
Në skaj të ekranit ndodhet një kontur
me pika.
Figura është bardhezi.
Kur ndërrohen kanalet, figura ngrin,
deformohet ose vonohet.
Cilësia e tingullit
Nuk ka tingull ose tingulli është
shumë i ulët me maksimumin e
volumit.
Figura është e mirë po nuk ka zë.
Altoparlantët bëjnë zhurmë të
papërshtatshme.
[UF5070-XH]BN68-04901C-02L09.indb 11

Zgjidhja e problemeve

Pikë së pari, kryeni Testi i figurës dhe konfirmoni që televizori shfaq figurën e testit në mënyrën e duhur (shkoni te
Mbështet - Vetë-diagnostikim - Testi i figurës). Nëse figura e testit shfaqet në mënyrën e duhur, cilësia e dobët e figurës
mund të shkaktohet nga burimi ose nga sinjali.
• Nëse keni marrës/dekodues analog, përmirësojeni në paketë dekoduesi dixhital. Përdorni kabllot HDMI ose Component
për të marrë cilësi figure HD (definicion të lartë).
• Abonues në kabllor/satelit: Provoni stacionet HD nga lista e kanaleve.
• Lidhja me antenën: Provoni stacionet HD pasi të keni kryer programin automatik.
• Shumë kanale HD janë të përshkallëzuara nga përmbajtjet SD (definicion standard).
• Rregulloni rezolucionin e daljeve të videos së marrësit/dekoduesit në 1080i ose 720p.
• Sigurohuni që jeni duke parë TV-në në largësinë minimale të rekomanduar bazuar në madhësinë dhe cilësinë e sinjalit.
• Ngjeshja e përmbajtjes së videos mund të shkaktojë deformime të figurës, sidomos të figurave që lëvizin shpejt si
sportet dhe filmat me aksion.
• Niveli i ulët i sinjalit ose cilësia e keqe mund të shkaktojnë deformim të figurës. Ky problem nuk i përket TV.
• Celularët që përdoren pranë TV-së (afërsisht deri në 1m) mund të shkaktojnë zhurmë të figurës në TV-të analoge dhe
dixhitale.
• Nëse po përdorni lidhje Component, sigurohuni që kabllot komponent të lidhen me foletë e duhura. Lidhjet e pasakta
ose të lira mund të shkaktojnë probleme me ngjyrat ose mund të japin një ekran të bardhë.
• Rregulloni opsionet e Figurë në menynë e TV-së. (shkoni te Regjim figure / Ngjyra / Ndriçimi / Mprehtësia)
• Rregulloni opsionin Kursim energjie në menynë e TV-së. (shkoni te
energjie)
• Provoni rikthimin e figurës për të parë cilësimin e paracaktuar të figurës. (shkoni te
• Nëse madhësia e figurës është caktuar në Përsht. Ekr., ndryshojeni atë në 16:9.
• Ndryshoni rezolucionin e paketës së marrësit/dekoduesit.
• Nëse po përdorni hyrje AV Composite, lidheni kabllon video (i verdhë) me folenë e gjelbër të hyrjes Component 1 në TV.
• Nëse është lidhur me një paketë kabllore, përpiquni të rivendosni paketën kabllore. Rilidheni kordonin AC dhe prisni
derisa marrësi të rindizet. Mund të zgjasë deri në 20 minuta.
• Vendoseni rezolucionin e daljes së marrësit në 1080i ose 720p.
Pikë së pari, kryeni Test i ting. për të konfirmuar që audio e TV-së funksionon në mënyrën e duhur. (shkoni te
Mbështet - Vetë-diagnostikim - Test i ting.)
Nëse audio është OK, problemi i zërit mund të jetë shkaktuar nga burimi ose nga sinjali.
• Kontrolloni volumin e pajisjes (marrës kabllor/satelitor, DVD, Blu-ray etj.) të lidhur me TV-në tuaj.
• Caktoni opsionin Zgjedhje altopar. te Altopar. TV në menynë e zërit.
• Nëse po përdorni pajisje të jashtme, sigurohuni që kabllot audio të jenë lidhur me foletë e duhura të hyrjes së audios në
TV.
• Nëse po përdorni pajisje të jashtme, kontrolloni opsionin e daljes së audios në pajisje (p.sh. mund t'ju nevojitet të
ndryshoni opsionin e audios së kabllorit në HDMI-së kur keni një HDMI të lidhur me TV-në tuaj).
• Rindizeni pajisjen e lidhur duke rilidhur kabllon e rrymës së pajisjes.
• Kontrolloni lidhjet e kabllove. Sigurohuni që kablloja e videos nuk është lidhur me një hyrje të audios.
• Për lidhjet me antenë ose me kabllo, kontrolloni fuqinë e sinjalit. Niveli i ulët i sinjalit mund të shkaktojë deformim të
tingullit.
Shqip- 11
Zgjidhjet dhe shpjegimet
MENU
- Sistemi - Zgjidhja eko - Kursim
MENU
MENU
-
- Figurë - Rivendos figurën)
MENU
-
2013-11-21
9:19:46

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ue39f5070Ue40f5070Ue42f5070Ue46f5070Ue50f5070

Table of Contents