Samsung Q700T User Manual page 243

Hide thumbs Also See for Q700T:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pas riparimit nga një servis jo I autorizuar, apo vetë-riparim ose riparim jo-profesional i produktit, Samsung
nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit, ndonjë dëmtim ose ndonjë çështje tjetër të sigurisë së
produktit të shkaktuar nga ndonjë përpjekje për të riparuar produktin i cili nuk i ndjek me kujdes këto udhëzime
të riparimit dhe mirëmbajtjes. Dëmtim i produktit i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga
ndonjë person tjetër përveç Servisit të certifikuar nga Samsung nuk do të mbulohet nga garancia.
Ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/support per me shume informacion ne lidhje me paisjet
periferike Samsung Adaptor dhe remote control dhe si eshte e lidhur me direktiva e fundit te EU Ecodesign ErP
Nëpërmjet këtij dokumenti, Samsung deklaron se kjo pajisje radio është në përputhje me Direktivën 2014/53/
BE dhe me kërkesat përkatëse statutore të Britanisë së Madhe.
Teksti i plotë i deklaratës zyrtare të pajtueshmërisë ofrohet në adresën e mëposhtme të internetit:
http://www.samsung.com shkoni te "Support (Mbështetja)" dhe vendosni emrin e modelit.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet e Be-së dhe në Britaninë e Madhe.
Funksioni "5 GHz WLAN (Wi-Fi)" i kësaj pajisjeje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme.
Fuqia maksimale e transmetuesit BT: 100 mW në 2,4 GHz – 2,4835 GHz
Fuqia maksimale e transmetuesit Wi-Fi: 100 mW në 2,4-2,4835 GHz; 200 mW në 5,15-5,25 GHz; 100 mW në 5,25-
5,35 GHz & 5,47-5,725 GHz
PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE
ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.
Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve & elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe
aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin
e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar dëmtimet
e mundshme të mjedisit ose të shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave,
ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për
të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor, përdoruesit
shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose me autoritetin
vendor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet
e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me
mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.
Heqja e duhur e baterive në produkt
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë
mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty
ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur, kadmium ose
plumb mbi nivelet e referencës në Direktivën 2006/66 të KE-së. Nëse bateritë nuk hidhen siç
duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë
nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të
baterive.
Shqip - 23

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Q900tQ800t

Table of Contents