Bosch MUM58224 Instruction Manual page 97

Mum58 series
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
Për sigurinë tuaj
sq
Pajisjet mund të përdoren nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
dëgjimore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish
nëse mbikëqyren ose udhëzohen sa i përket përdorimit të sigurt
të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që mund të shkaktohen nga
keqpërdorimi. Fëmijët nuk duhet të lejohen që të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes nuk duhet të bëhen nga fëmijët.
Mos e përdorni pajisjen pa mbikëqyrje. Vini pajisjen në prizë
dhe përdoreni vetëm në përputhje me të dhënat në pllakën e
specifikimeve. Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të brendshme,
në temperaturë dhome dhe vetëm deri në 2000 m mbi nivelin e
detit.
Pajisja duhet të hiqet nga spina në rastet kur lihet pa mbikëqyrje, si
dhe para montimit, çmontimit ose pastrimit.
Mos e tërhiqni kabllon sipër pjesëve të mprehta ose sipërfaqeve të
nxehta. Përdorimi lejohet vetëm nëse nuk konstatohen dëmtime të
kabllos ose pajisjes. Me qëllim shmangien e rreziqeve, në rast se
dëmtohet kablloja e pajisjes, zëvendësimi i saj duhet të bëhet nga
prodhuesi ose nga shërbimi i klientit, ose nga një person i ngjashëm
i specializuar. Riparimet në pajisje duhet të bëhen vetëm përmes
pikës sonë të shërbimit të klientit.
Udhëzime sigurie për këtë pajisje
W Rrezik dëmtimi!
W Rrezik goditjeje nga rryma elektrike!
Futeni spinën në prizë vetëm pasi të jenë kryer të gjitha përgatitjet
për përdorimin e pajisjes. Hiqeni spinën nga priza gjatë kohës
që nuk e përdorni pajisjen. Hiqeni spinën nga priza përpara se të
riparoni një defekt.
Mos e zhytni kurrë bazamentin e pajisjes në ujë dhe mos e mbani
poshtë ujit të rrjedhshëm. Mos përdorni pastrues me avull.
Fikeni dhe ndizeni pajisjen vetëm duke përdorur çelësin rrotullues.
W Rrezik dëmtimi nga vegla rrotulluese!
Fikeni dhe hiqeni nga priza pajisjen para se të ndërroni aksesorët
ose pjesët shtesë që duhet të vihen në përdorim. Pasi fiket pajisja,
thikat rrotulluese vazhdojnë të rrotullohen edhe për një kohë të
shkurtër dhe qëndrojnë në pozicionin e ndërrimit të veglës. Mos e
çmontoni boshtin rrotullues gjatë kohës që pajisja është e ndezur.
Prisni derisa thikat rrotulluese të ndalojnë plotësisht.
Mos i fusni duart në pjesët që rrotullohen. Mos e kapni asnjëherë
çelësin gjatë kohës që pajisja është në punë. Mos i fusni duart në
enën e mbushjes. Punononi vetëm me kapakun të vendosur!
Për arsye sigurie, pajisja punon vetëm kur thikat që nuk përdoren
mbyllen me kapakun përkatës.
97
126_MUM58224_250_8001027211.indb 97
10.12.2015 12:31:57

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents