Makita DHK180 Instruction Manual page 20

Cordless
Hide thumbs Also See for DHK180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Grasoja
Lyeni pjesën boshtore të puntos paraprakisht me pak
graso (rreth 0,5 - 1 g). Lubrifikimi i mandrinos siguron
punim pa probleme dhe një jetëgjatësi më të madhe.
Instalimi ose heqja e puntos
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos dhe lyejeni me
graso përpara se të vendosni punton.
► Fig.7: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
brenda derisa të ngecë. Pas instalimit të puntos,
sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë fiksuar siç duhet
në vend, duke provuar ta nxirrni.
► Fig.8: 1. Puntoja
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni punton jashtë.
► Fig.9: 1. Puntoja 2. Kapaku i mandrinës
Këndi i puntos
Puntoja mund të sigurohet në 12 kënde të ndryshme.
Për të ndryshuar këndin e puntos, rrëshqisni përpara
unazën e ndërrimit më pas rrotulloni unazën e
ndërrimit për të ndryshuar këndin e puntos. Në këndin
e dëshiruar rrëshqisni unazën e ndërrimit sërish në
pozicionin fillestar. Puntoja do të sigurohet në vend.
► Fig.10: 1. Ndërrimi i unazës
Grepi
KUJDES:
Hiqeni gjithmonë baterinë kur e
varni veglën me anë të grepit.
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
Përdorimi i grepit
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Për ta
përdorur grepin, thjesht ngrijeni grepin derisa të ngecë
në pozicionin hapur. Kur nuk e përdorni, uleni gjithmonë
grepin derisa të ngecë në pozicionin mbyllur.
► Fig.11: 1. Grepi
► Fig.12
Heqja ose instalimi i grepit
Për të hequr grepin, lironi vidat dhe hiqni rondelat dhe
grepin. Për të instaluar grepin, fusni rondelat në të çarat
e folesë së veglës, më pas sigurojeni grepin me 2 vida.
► Fig.13: 1. Grepi 2. Vida 3. Rondela
Lidhja e kordonit (rripit lidhës) me
kapësen
KUJDES:
Mos i përdorni kapësen dhe vidat
nëse janë të dëmtuara. Përpara përdorimit,
gjithmonë kontrolloni për dëmtime, plasaritje
ose deformime dhe sigurohuni që vidat të jenë të
shtrënguara.
KUJDES:
Instalojeni ose hiqeni grepin mbi
një tavolinë ose sipërfaqe të qëndrueshme.
Sigurohuni që të përdorni vetëm vidat e dhëna
me grepin. Pas instalimit të grepit, sigurohuni që
grepi të jetë i instaluar mirë me vidat.
KUJDES:
Mos e hiqni kutinë e baterisë
ndërkohë që varni veglën. Vegla mund të bjerë
nëse vidat nuk janë shtrënguar.
KUJDES:
Përdorni gjithmonë një kllapë
bllokimi me sustë (tipi me mbyllje me vidhosje
dhe me shumë veprime) dhe sigurohuni që të
lidhni kordonin (rripin lidhës) me pjesën me dy
unaza të kapëses. Lidhja e papërshtatshme mund
të shkaktojë rrëzimin e veglës nga kapësja dhe të
shkaktojë lëndime personale.
Kapësja përdoret po ashtu për lidhjen e kordonit (rripit
lidhës). Sigurohuni që ta lidhni kordonin (rripin lidhës)
me pjesën me dy unaza të kapëses.
► Fig.14: 1. Pjesa me dy unaza e kapëses 2. Kordoni
(rripi lidhës) 3. Kllapa bllokuese me sustë
(tipi me mbyllje me vidhosje dhe me shumë
veprime)
PËRDORIMI
KUJDES:
Gjithmonë mbajeni veglën fort me
të dyja duart gjatë përdorimit.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që materiali i
punës të jetë siguruar përpara fillimit të punës.
KUJDES:
Mos e tërhiqni veglën me forcë,
edhe nëse puntoja ngec. Humbja e kontrollit
mund të shkaktojë lëndime.
SHËNIM: Nëse kutia e baterisë është në temperaturë
të ulët, kapaciteti i veglës mund të mos arrihet
plotësisht. Në këtë rast, ngroheni kutinë e baterisë
duke e përdorur veglën pa ngarkesë për pak kohë për
të arritur plotësisht kapacitetin e veglës.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë të tillë
që ajo të mos bëjë lëvizje të pakontrolluara. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
► Fig.15
20 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents