Samsung The Premiere LSP7T User Manual page 184

Laser projector
Hide thumbs Also See for The Premiere LSP7T:
Table of Contents

Advertisement

Veprimi
• Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku
ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore
që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave
të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për
informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
• Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse
produkti dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe
kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".
• Kur duhet ta fikni fare projektorin, prisni deri sa
ventilatori të ndalojë fare në mënyrë që projektori
të mund të ftohet plotësisht.
Energjia
• Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose
përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund
të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
• Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë
që të mos shkelen apo kapen nga objekte që
vendosen mbi to. Kushtojuni vëmendje të
posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në
pjesët ku dalin nga pajisja.
• Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet
e pambikëqyrur dhe pa u përdorur për kohë
të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni nga
antena ose sistemi kabllor. Kjo do të parandalojë
dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e
linjës elektrike.
• Përpara se të fusni në prizë kabullin e energjisë
AC të projektorit, sigurohuni që tensioni
operacional i projektorit të përputhet me
tensionin e furnizimit tuaj lokal me energji
elektrike. Referojuni seksionit të specifikimeve
të energjisë në manual dhe/ose etiketës
së furnizimit me energji në produkt për
informacione mbi tensionin dhe korrentin.
• Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes.
Kjo mund të shkaktojë goditjeje elektrike.
• Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni
asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja
duhet të hapet vetëm nga tekniku i kualifikuar.
Shqip - 4
• Sigurohuni ta shtyni spinën në prizë derisa të
puthitet mirë. Kur ta hiqni kordonin elektrik nga
priza, tërhiqeni gjithnjë nga spina. Mos e hiqni
kurrë duke e tërhequr nga kordoni. Mos e prekni
kordonin elektrik me duar të lagura.
• Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos
nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë
- hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni
shitësin ose qendrën e autorizuar të shërbimit
"Samsung".
• Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do
ta përdorni projektorin ose nëse do të largoheni
nga shtëpia për kohë të gjatë (sidomos kur në
shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar
ose persona me aftësi të kufizuara).
– Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë
goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr
duke bërë që kordoni të lëshojë shkëndija
dhe nxehtësi, ose t'i prishet veshja izoluese.
• Përdorni vetëm spina dhe priza të tokëzuara siç
duhet.
– Tokëzimi i papërshtatshëm mund të
shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të
pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.)
• Për ta fikur tërësisht këtë pajisje, shkëputeni
nga priza. Për t'u siguruar se mund ta shkëputni
shpejt aparaturën nëse e shikoni të nevojshme,
sigurohuni që spina dhe priza të jenë në pozicion
praktik.
Pastrimi
• Për ta pastruar pajisjen, hiqeni nga priza dhe
fshijeni produktin me një leckë të butë dhe të
thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni,
alkooli, holluesit, insekticidet, aromatizuesit,
lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate
mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të
projektorit ose të fshijnë printimet mbi produkt.
• Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi
projektor. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund
të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

The premiere lsp9tSp-lsp7tfaSp-lsp9tfa

Table of Contents