Shqip - Philips GC9600 Series User Manual

Hide thumbs Also See for GC9600 Series:
Table of Contents

Advertisement

Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni
produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Lexojeni me kujdes fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen. Ruajini të dy
dokumentet për referencë në të ardhmen.
Përmbledhja e produktit (Fig. 1)
1
Zorra e avullit
2
Platforma e hekurit
3
Foleja e parë e mbajtjes së zorrës së furnizimit
4
Kordoni elektrik me spinë
5
Butoni "ECO" me dritë
6
Butoni i ndezjes/fikjes me dritën e fikjes automatike të sigurisë dhe cilësimin "TURBO"
7
Drita treguese "depozita e ujit bosh"
8
Drita treguese "EASY DE-CALC"
9
Tapa e "EASY DE-CALC"
10 Foleja e mbajtjes së kordonit elektrik
11
Foleja e dytë e mbajtjes së zorrës së furnizimit
12 Depozita e heqshme e ujit
13 Kyçja e lëvizjes
14 Butoni i shkyçjes
15 Pllaka e poshtme
16 Butoni i avullit
17
Drita "hekuri gati"
18 Vrima e mbushjes
Përgatitja për përdorim
Lloji i ujit për përdorim
Kjo pajisje është krijuar për punë me ujë rubineti. Por, nëse banoni në zona me ujë të rëndë, pajisja mund të vishet
shpejt me skorie. Ndaj dhe rekomandohet të përdorni ujë të distiluar apo të demineralizuar (mund të përdoret dhe 50%
ujë i demineralizuar/distiluar) për zgjatjen e jetës së pajisjes.
Mos përdorni ujë të aromatizuar, ujë nga tharësja e rrobave, uthull, niseshte, solucione zhgëlqerëzimi, solucione për
hekurosje, ujë të pastruar nga gëlqerja me procese kimike, pasi këto mund të shkaktojnë dalje të ujit, njollosjen apo
dëmtimin e pajisjes suaj.
Mbushja e depozitës së ujit
Mbusheni depozitën e ujit për çdo përdorim ose kur pulson drita "depozita e ujit bosh". Mund ta rimbushni depozitën e
ujit në çdo kohë gjatë përdorimit.
1
Hiqni depozitën e ujit nga pajisja dhe mbusheni atë me ujë deri në shenjën treguese MAX (Fig. 2).
2
Vëreni depozitën e ujit sërish në pajisje duke vendosur në fillim në pajisje pjesën e poshtme të saj. 3).
3
Shtyjeni pjesën e sipërme të depozitës së ujit derisa të kyçet në vend ("klik").
Drita treguese "depozita e ujit bosh"
Kur depozita e ujit është thuajse bosh, drita treguese "depozita e ujit bosh" pulson. Mbusheni depozitën e ujit dhe
shtypni butonin e avullit për ta lënë pajisjen të ngrohet sërish. Kur drita "hekuri gati" të qëndrojë ndezur, mund të
vazhdoni të hekurosni me avull.

SHQIP

103

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents