Makita DUM604 Instruction Manual page 29

Cordless
Hide thumbs Also See for DUM604:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
është matur sipas metodës standarde të testimit dhe
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një
tjetër.
SHËNIM: Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
mund të përdoret për një vlerësim paraprak të
ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të emetimeve në
varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
PARALAJMËRIM:
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur dhe
punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime sigurie për gërshërët
e barit me bateri
Udhëzime të përgjithshme
1.
Për të siguruar funksionimin e duhur, përdoruesi
duhet të lexojë manualin e përdorimit që të njihet
me mënyrën e përdorimit të pajisjes. Përdoruesit
jo të mirinformuar vënë në rrezik veten dhe të tjerët
për shkak të përdorimit jo të duhur.
Mos i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me
2.
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish, apo
njerëzit që nuk i njohin këto udhëzime, të
përdorin pajisjen, rregulloret lokale mund të
kufizojnë moshën e operatorit.
Emetimet e dridhjeve
Vërtetoni që masat e
Lexoni të gjitha
3.
Përdoreni pajisjen me kujdes dhe vëmendje
maksimale.
Përdoreni pajisjen vetëm nëse jeni në gjendje
4.
të mirë fizike. Kryejini të gjitha punët me
qetësi dhe kujdes. Përdorni logjikën dhe kini
parasysh se përdoruesi është përgjegjës për
aksidentet apo rreziqet që mund t'u kanosen
personave të tjerë apo pronës së tyre.
5.
Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
6.
Motori duhet të fiket menjëherë në rast se
pajisja shfaq ndonjë problem ose shenjë
anomalie.
7.
Fikeni pajisjen dhe hiqeni kutinë e baterisë kur
pushoni dhe kur e lini pajisjen pa mbikëqyrje
dhe vendoseni në një vend të sigurt për të
parandaluar rrezikun ndaj të tjerëve ose
dëmtimin e pajisjes.
8.
Shmangni përdorimin e makinerisë në kushte
të këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik
për vetëtima.
Pajisje për mbrojtje personale
1.
Mbani mbrojtëse për sytë dhe këpucë të forta
gjatë gjithë kohës së përdorimit të makinerisë.
2.
Gjithmonë vishni këpucë të përshtatshme dhe
pantallona të gjata gjatë përdorimit të pajisjes.
Ndezja e pajisjes
1.
Sigurohuni të mos ketë fëmijë ose njerëz të
tjerë pranë dhe kini kujdes për kafshët pranë
zonës së punës. Përndryshe, ndaloni përdorimin
e pajisjes.
2.
Kontrolloni gjithmonë që pajisja të jetë e sigurt
për përdorim para se ta përdorni. Kontrolloni
sigurinë e veglës prerëse, të mbrojtëses dhe
levës/këmbëzës së çelësit për veprim të lehtë
dhe të duhur. Kontrolloni që dorezat të jenë të
pastra dhe të thata dhe testoni funksionin e
ndezjes/fikjes.
Kontrolloni pjesët e dëmtuara përpara
3.
përdorimit të mëtejshëm të pajisjes. Mbrojtësja
ose ndonjë pjesë tjetër që është dëmtuar duhet
të kontrollohet me kujdes për të përcaktuar
që punon siç duhet dhe kryen funksionin e
synuar. Kontrolloni bashkërenditjen e pjesëve
lëvizëse, lidhjen e pjesëve lëvizëse, prishjen e
pjesëve, montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër
që mund të ndikojë në funksionimin e saj.
Mbrojtësja ose ndonjë pjesë tjetër e dëmtuar
duhet të riparohet siç duhet ose të ndërrohet
nga qendra jonë e autorizuar e shërbimit,
përveçse udhëzohet ndryshe diku tjetër në
manual.
4.
Ndizeni motorin vetëm kur t'i keni duart dhe
këmbët larg veglës prerëse.
5.
Para se ta ndizni, sigurohuni që vegla prerëse
nuk prek objekte të tjera.
Metoda e përdorimit
1.
Përdoreni pajisjen vetëm në vende me dritë
dhe shikueshmëri të mirë. Gjatë stinës së
dimrit bëni kujdes nga zonat e rrëshqitshme
ose të lagështa, akulli dhe dëbora (rrezik
rrëshqitjeje). Gjithmonë sigurohuni që të
mbështesni këmbët në pjerrësi dhe sigurohuni
që të ecni dhe asnjëherë të mos vraponi.
29 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents