Makita MLS100 Instruction Manual page 26

Compound miter saw
Hide thumbs Also See for MLS100:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fig.17
Shtypni bllokuesin e boshtit për të bllokuar boshtin dhe
përdorni çelësin për të liruar bulonin hekzagonal duke e
rrotulluar në drejtim orar. Më pas, hiqni bulonin
hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe diskun.
Fig.18
Për të instaluar diskun, montojeni me kujdes në bosht
duke u siguruar që drejtimi i shigjetës në sipërfaqen e
diskut përputhet me drejtimin e shigjetës në kutinë e
diskut. Instaloni flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal dhe më pas përdorni çelësin për të
shtrënguar bulonin hekzagonal (majtas) në mënyrë të
sigurt në drejtim kundërorar, ndërkohë që mbani shtypur
bllokuesin e boshtit.
Fig.19
Fig.20
KUJDES:
Unaza me diametër të jashtëm 25,4 mm ose 30
mm është e instaluar që në fabrikë në bosht. Para
se të montohet disku në bosht, sigurohuni
gjithmonë që në bosht të jetë instaluar unaza e
saktë për vrimën e boshtit të diskut që keni ndër
mend të përdorni.
Instaloni flanxhën e jashtme dhe bulonin hekzagonal
dhe më pas përdorni çelësin për të shtrënguar bulonin
hekzagonal (majtas) në mënyrë të sigurt në drejtim
kundërorar, ndërkohë që mbani shtypur bllokuesin e
boshtit.
Ktheni mbrojtësen e diskut dhe kapakun qendror në
pozicionin e tyre fillestar. Më pas shtrëngoni bulonin
hekzagonal në drejtim orar për të siguruar kapakun
qendror. Ulni dorezën për t'u siguruar se mbrojtësja e
diskut lëviz siç duhet. Përpara kryerjes së prerjes,
sigurohuni që bllokuesi i boshtit e ka liruar boshtin.
Riga e poshtme (vetëm për vendet evropiane)
Fig.21
Kjo vegël është e pajisur me rigë të poshtme.
Normalisht vendoseni rigën e poshtme në pjesën e
brendshme. Megjithatë, kur bëni prerje me kënd të
pjerrët kthejeni atë nga jashtë.
KUJDES:
Kur kryeni prerje me kënd të pjerrët, kthejeni rigën
e poshtme nga pjesa e jashtme. Përndryshe, ajo
do të prekë diskun ose një pjesë të veglës, duke
shkaktuar lëndim të rëndë të përdoruesit.
Qese e pluhurit
Fig.22
Fig.23
Përdorimi i qeses së pluhurave e bën prerjen të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit. Për të montuar qesen e
pluhurave, vendoseni në hundëzën e pluhurit.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur,
hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
mbërthyesin. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
mëtejshme të pluhurit.
SHËNIM:
Nëse e lidhni sharrën me një fshesë me korrent Makita,
puna mund të rezultojë më efikase dhe më e pastër.
Sigurimi i materialit
PARALAJMËRIM:
Është shumë e rëndësishme që ta siguroni
gjithmonë materialin e punës siç duhet dhe fort me
morsetë. Në të kundërt, vegla mund të dëmtohet
dhe/ose materiali i punës mund të shkatërrohet.
MUND
PERSONAL. Gjithashtu, pas prerjes MOS e ngrini
diskun derisa disku të ketë ndaluar plotësisht.
KUJDES:
Gjatë prerjes së materialeve të gjata të punës,
përdorni mbështetëse që janë po aq të larta sa
niveli i sipërfaqes së bazës së rrotullimit. Për
sigurimin e materialit të punës mos u mbështesni
vetëm
te
horizontale.
Materialet e holla të punës kanë tendencën të
përkulen. Mbështeteni materialin e punës përgjatë
gjithë gjatësisë së tij për të shmangur kapjen te
disku dhe ZBRAPSJEN e mundshme.
Fig.24
Morsa vertikale
Fig.25
Morsa vertikale mund të instalohet në dy pozicione, si
në të majtë dhe në të djathtë të rigës udhëzuese. Fusni
shufrën e morsës në vrimën e rigës udhëzuese dhe
shtrëngoni vidën për të siguruar shufrën e morsës.
Poziciononi krahun e morsës sipas trashësisë dhe
formës së materialit të punës dhe sigurojeni krahun e
morsës duke shtrënguar vidën. Sigurohuni që asnjë
pjesë e veglës të mos e prekë morsën gjatë uljes së
dorezës deri në fund. Nëse ndonjë pjesë prek morsën,
ndryshoni pozicionin e morsës.
Shtypni materialin e punës rrafsh me rigën udhëzuese
dhe bazën e rrotullimit. Vendoseni materialin e punës në
pozicionin e dëshiruar të prerjes dhe sigurojeni mirë
duke shtrënguar çelësin e morsës.
KUJDES:
Materiali i punës duhet të sigurohet mirë kundrejt
bazës së rrotullimit dhe rigës udhëzuese me anë
të morsës gjatë gjithë përdorimeve.
26
SHKAKTOHET
EDHE
morsa
vertikale
dhe/ose
LËNDIM
morsa

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents