Makita DHP448 Instruction Manual page 20

Cordless hammer driver drill
Hide thumbs Also See for DHP448:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sinjali bosh për kapacitetin e
mbetur të baterisë
Fig.9
Ndaloni veglën dhe me veglën të ndaluar shtypni
butonin në panelin e çelësit dhe kapaciteti i mbetur i
baterisë do të sinjalizohet në panel.
Statusi i shfaqur në panelin e çelësit dhe kapaciteti i
mbetur i baterisë tregohet në tabelën e mëposhtme.
Statusi i treguesit LED Kapaciteti i mbetur i baterisë
012023
SHËNIM:
Përpara se të kontrolloni kapacitetin e mbetur të
baterisë sigurohuni që e keni ndaluar veglën.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni
ndonjë punë në vegël.
Instalimi i mbajtëses anësore
(dorezës ndihmëse)
Fig.10
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore për siguri në
punë.
Instaloni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që pjesët
e dala në bazën e mbajtëses dhe shiriti prej çeliku të
vendosen ndërmjet kanaleve në trupin e veglës. Më pas,
shtrëngojeni mbajtësen duke e rrotulluar në drejtim orar.
Gjatë rrotullimit të mbajtëses anësore, lironi dhe hiqni
mbajtësen dhe më pas rrotulloni dhe futni sërish
mbajtësen.
Instalimi ose heqja e puntos së vidhosjes ose
puntos së shpimit
Fig.11
Ktheni bokullën në drejtimin kundërorar për të hapur
nofullat e mandrinës. Vendosni punton në mandrinë deri
në fund. Kthejeni bokullën në drejtim orar për të
shtrënguar mandrinën. Për ta hequr punton, kthejeni
bokullën në drejtim kundërorar.
Rreth 50% ose më shumë
Rreth 20% - 50%
Rreth më pak se 20%
Vendosja e mbajtëses së puntos
Fig.12
Puthiteni mbajtësen e puntos te pjesa e dalë në
bazamentin e veglës në anën e djathtë ose të majtë dhe
fiksojeni me një vidë.
Nëse nuk e përdorni punton, mbajeni atë në mbajtëset e
puntove. Aty mund të mbahen punto 45 mm të gjata.
Shufra me rregullim e thellësisë
Fig.13
Shufra me rregullim e thellësisë përdoret për të shpuar
vrima me thellësi uniforme. Lironi vidën shtrënguese,
caktojeni në pozicionin e dëshiruar dhe më pas
shtrëngoni vidën shtrënguese.
Grepi
Fig.14
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës.
Për të instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e
veglës në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një
vidë. Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
PËRDORIMI
Fig.15
Funksionimi i shpimit me goditje
KUJDES:
Ushtrohet një forcë e madhe dhe e papritur
përdredhjeje në vegël/punto në momentin e çarjes
së vrimës, nëse vrima bllokohet me cifla dhe
grimca ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese
që janë futur në beton. Përdorni gjithmonë
mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse) dhe
mbajeni fort veglën dhe nga mbajtësja anësore
dhe nga doreza e çelësit gjatë kohës që është në
punë. Moskryerja e këtij veprimi mund të çojë në
humbjen e kontrollit të veglës dhe ndoshta në
lëndime serioze.
Së pari, rrëshqitni levën e ndryshimit të regjimit të
veprimit në mënyrë që të drejtohet nga shenja
Unaza rregulluese mund të bashkërenditet në të gjitha
nivelet e rrotullimit për këtë punë.
Sigurohuni të përdorni një punto me majë tungsten-
karbit.
Vendosni punton në vendin e dëshiruar për vrimën, më
pas tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë te vegla.
Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira. Mbajeni veglën
në pozicion dhe mos lejoni që të rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë presion nëse vrima bllokohet
me cifla dhe grimca. Më mirë ndizni veglën bosh, më
pas hiqeni punton pjesërisht nga vrima. Duke përsëritur
këtë disa herë, vrima do të pastrohet dhe do të rifillojë
shpimi normal.
20
.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhp458

Table of Contents