Makita DHP448 Instruction Manual page 19

Cordless hammer driver drill
Hide thumbs Also See for DHP448:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
Fig.3
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Ndezja e llambës së përparme
Fig.4
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit për të ndezur llambën.
Llamba vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së
këmbëzës së çelësit. Llamba fiket 10-15 sekonda pasi e
lëshoni këmbëzën.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.5
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
Ndryshimi i shpejtësisë
Fig.6
Për të ndryshuar shpejtësinë, në fillim fikni veglën dhe
më pas rrëshqisni levën e ndryshimit të shpejtësisë në
anën "2" për shpejtësi të lartë ose në anën "1" për
shpejtësi të ulët. Përpara përdorimit sigurohuni që leva
për ndryshimin e shpejtësisë të jetë vendosur në
pozicionin e duhur. Përdorni shpejtësinë e duhur për
punën tuaj.
KUJDES:
Vendoseni gjithmonë levën e ndryshimit të
shpejtësisë tërësisht në pozicionin e duhur. Nëse
përdorni veglën me levën e ndryshimit të
shpejtësisë të vendosur midis anës "1" dhe "2",
vegla mund të dëmtohet.
Mos e përdorni levën e ndryshimit të shpejtësisë
ndërsa është duke punuar. Vegla mund të
dëmtohet.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
Fig.7
Kjo vegël përdor një unazë për ndryshimin e mënyrës
veprimit.
Zgjidhni
përshtatshme për nevojat e punës suaj duke përdorur
këtë unazë.
Vetëm për rrotullim, kthejeni unazën në mënyrë që
shigjeta në trupin e veglës të tregojë drejt shenjës
në unazë.
Për rrotullimin me goditje, kthejeni unazën në mënyrë
që shigjeta të tregojë shenjën
Për rrotullimin me shtrëngim, kthejeni unazën në
mënyrë që shigjeta të tregojë shenjën
KUJDES:
Vendosni gjithmonë unazën siç duhet në shenjën
e regjimit tuaj të preferuar. Nëse përdorni veglën
duke vendosur unazën midis shenjave të regjimit,
vegla mund të dëmtohet.
Rregullimi i forces shtrënguese
(modaliteti i kaçavidës "
Fig.8
Rrotullimi shtrëngues mund të rregullohet me 21 hapa
duke kthyer unazën rregulluese në mënyrë që gradimet
e saj të jenë bashkërenditur me shigjetën në trupin e
veglës.
Së pari, rrëshqitni levën e ndryshimit të modalitetit të
veprimit në pozicionin e simbolit
Rrotullimi shtrëngues është minimal kur numri 1
bashkërenditet me treguesin dhe maksimal kur shenja
bashkërenditet me treguesin. Friksioni do të rrëshqasë
në nivele të ndryshme shtrëngimi kur caktohet në
numrat 1 deri në 21. Përpara përdorimit të vërtetë,
vendosni një vidë provë në material ose në një copë
materiali rezervë që të përcaktoni se cili nivel shtrëngimi
nevojitet për atë përdorim të veçantë.
SHËNIM:
Unaza rregulluese nuk bllokohet kur shigjeta është
e pozicionuar ndërmjet gradimeve.
19
një
nga
tre
mënyrat
në unazë.
në unazë.
")
.
e

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhp458

Table of Contents