LG 24lf450u Owner's Manual page 227

Hide thumbs Also See for 24lf450u:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM
Kompleti për montim në mur përfshin një manual instalimi dhe
pjesët e nevojshme shtesë.
Kllapa e montimit në mur është fakultative. Mund të blini aksesorë
të tjerë nga shitësi vendas.
Gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të montueses së
murit. Sigurohuni që po përdorni vida me gjatësinë e duhur.
Për më shumë informacione referojuni manualit të dhënë bashkë
me montuesen për mur.
Lidhjet (njoftime)
Lidhni disa pajisje të jashtme në TV dhe vendosni regjimet e hyrjes
për të zgjedhur një pajisje të jashtme. Për më shumë informacione
për lidhjen e pajisjes së jashtme, referojuni manualit të ofruar për çdo
pajisje.
Pajisjet e jashtme të mundshme janë: marrësit HD, lexuesit DVD, VCR-të,
sistemet audio, pajisjet e ruajtjes USB, PC, pajisjet e lojërave dhe pajisje
të tjera të jashtme.
SHËNIM
Lidhja e pajisjes së jashtme mund të ndryshojë sipas modelit.
Lidhini pajisjet e jashtme me TV-në, pavarësisht renditjes së portës
së TV-së.
Nëse regjistroni një program televiziv në një regjistrues DVD
ose VCR, sigurohuni të lidhni kabllon e hyrjes së sinjalit të TV-së
në TV nëpërmjet një regjistruesi DVD ose VCR. Për më shumë
informacione për regjistrimin, referojuni manualit të ofruar me
pajisjen e lidhur.
Referojuni manualit të pajisjes së jashtme për udhëzimet e
përdorimit.
Nëse lidhni një pajisje lojërash në TV, përdorni kabllon që ofrohet
me pajisjen e lojërave.
Në regjimin PC, mund të ketë zhurmë që lidhet me rezolucionin,
modelin vertikal, kontrastin dhe shkëlqimin. Nëse vihet re zhurmë,
ndryshojeni daljen e PC-së në një rezolucion tjetër, ndryshoni
shpejtësinë e rifreskimit në një shpejtësi tjetër ose rregulloni
shkëlqimin dhe kontrastin në menynë FIGURA derisa të qartësohet
gura.
Në regjimin PC, disa cilësime të rezolucionit mund të mos
funksionojnë siç duhet, në varësi të kartë gra ke.
Lidhja e antenës
Lidheni TV-në me një prizë të antenës në mur me një kabllo RF (75 Ω).
Përdorni ndarës sinjali për të lidhur më shumë se 2 televizorë.
Nëse cilësia e gurës është e dobët, instaloni përforcues sinjali për
ta përmirësuar.
Nëse cilësia e gurës është e dobët me një antenë të lidhur,
mundohuni ta vendosni antenën në drejtimin e duhur.
Kablloja e antenës dhe konvertuesi nuk jepen me televizorin.
Audioja e mbështetur DTV: MPEG, Dolby Digital, Dolby Digital Plus,
HE-AAC
Lidhja e antenës satelitore
(Vetëm modelet satelitore)
Lidheni TV-në me një antenë satelitore, me një prizë satelitore
nëpërmjet një kablloje RF (75 Ω).
Lidhja e modulit CI
Shikoni shërbimet e shifruara (me pagesë) në regjimin TV dixhital.
Kontrolloni nëse moduli CI është futur në folenë e kartës PCMCIA
në drejtimin e duhur. Nëse moduli nuk është futur si duhet, kjo
mund t'i shkaktojë dëm TV-së dhe folesë së kartës PCMCIA.
Nëse televizori nuk jep video dhe audio kur lidhet CI+ CAM,
kontaktoni me operatorin e shërbimit tokësor/kabllor/satelitor.
Lidhja EuroSCART
Transmeton sinjalet e videos dhe audios nga një pajisje e jashtme tek
TV-ja. Lidhe pajisjen e jashtme dhe televizorin me kabllon Euroscart.
Lloji i daljes
Regjimi
aktual i hyrjes
TV dixhital
TV analog, AV
Komponenti
HDMI
1 Dalja e TV-së: Nxjerr sinjalet e TV-së analoge ose TV-së dixhitale.
Kabllot Euro Scart duhet të jenë të mbrojtur nga sinjalet.
AV1
(Dalje e TV-së
1
)
TV dixhital
TV analog
11

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents