Download Print this page

Samsung 6 SERIES User Manual page 202

Hide thumbs Also See for 6 SERIES:

Advertisement

Për më shumë informacione se si mund të përdorni manualin elektronik (p. 14)
Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit
aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
1.
Funksionet që lidhen me TV dixhital (DVB) disponohen vetëm në vendet/zonat ku transmetohen sinjalet dixhitale tokësore DVB-T (MPEG2 dhe MPEG4 AVC)
ose aty ku mund të keni akses tek një shërbim TV kabllor DVB-C (MPEG2 dhe MPEG4 AAC). Ju lutemi konsultohuni me shitësin tuaj vendor për mundësinë e
marrjes së sinjalit DVB-T ose DVB-C.
DVB-T është konsorciumi standard evropian DVB për transmetimin e televizionit tokësor dixhital dhe DVB-C është për transmetimin e TV dixhital mbi atë
2.
kabllor. Megjithatë, disa veçori të dukshme si EPG (Guida elektronike e programeve), VOD (Video sipas kërkesës) dhe kështu me radhë, nuk përfshihen në
këto specifikime. Kështu që, për momentin nuk funksionojnë.
3.
Megjithëse ky TV përmbush standardet më të fundit DVB-T dhe DVB-C, duke filluar nga [gushti 2008], përputhshmëria me transmetimet e ardhshme tokësore
dixhitale DVB-T dhe me ato dixhitale kabllore DVB-C nuk mund të garantohet.
4.
Në varësi të vendeve/zonave ku përdoret ky TV, disa ofrues të shërbimit TV kabllor mund të kërkojnë një tarifë shtesë për këtë shërbim dhe mund t'u kërkohet
të pranojnë kushtet e biznesit të tyre.
5.
Disa funksione të TV dixhital mund të mos disponohen në disa vende ose rajone dhe DVB-C mund të mos funksionojë siç duhet me disa ofrues të shërbimit
kabllor.
Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni qendrën lokale të kujdesit për klientin të Samsung-ut.
6.
Cilësia e marrjes së TV-së mund të ndikohet nga ndryshimet në metodën e transmetimit nga njëri vend në tjetrin. Kontrolloni performancën e TV-së
te shitësi vendor i autorizuar i SAMSUNG-ut, ose kontaktoni qendrën telefonike të Samsung-ut nëse mund të përmirësohet apo jo duke rikonfiguruar
vendosjen e TV-së.
Shmangni shfaqjen e imazheve të palëvizshme (siç janë skedarët me figura jpeg) ose elementët e imazheve të palëvizshme (siç janë logot e programeve televizive,
panoramat ose imazhet me format 4:3, shiritat e bursës dhe të lajmeve në fund të ekranit etj.) në ekran. Shfaqja e vazhdueshme e figurave të palëvizshme mund të
shkaktojnë krijimin e hijeve në ekranin LED, të cilat mund të ndikojnë te cilësia e imazhit. Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni këto rekomandime:
Shmangni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.
Mundohuni gjithmonë të shfaqni imazhe me ekran të plotë, përdorni menynë e formatit të figurës së TV-së për një përshtatje sa më të mirë.
Ulni vlerat e ndriçimit dhe të kontrastit në minimumin e kërkuar për të arritur cilësinë e dëshiruar të figurës, pasi vlerat e tejkaluara mund të shpejtojnë procesin
e djegies.
Përdorni shpesh të gjitha veçoritë e TV-së, të krijuara për të ulur ruajtjen e imazhit dhe djegien e ekranit, referojuni manualit elektronik për holllësi.
Ruani distancën e kërkuar ndërmjet produktit dhe objekteve të tjera (p.sh. muret) për të siguruar ajrimin e duhur.
Nëse nuk zbatohet kjo gjë, mund të shkaktohet zjarr ose probleme me produktin për shkak të rritjes së brendshme të temperaturës së produktit.
Kur përdoret mbajtëse ose montues në mur, përdorni vetëm pjesët e ofruara nga Samsung Electronics.
• Nëse përdorni pjesë të ofruara nga prodhues të tjerë, kjo gjë mund të shkaktojë probleme të produktit ose lëndim për shkak të rrëzimit të produktit.
Pamja mund të ndryshojë në varësi të produktit.
• Kujdes kur prekni TV-në sepse disa pjesë mund të jenë të nxehta.
Instalimi me mbajtëse.
10 cm
Njoftim për TV dixhital
Paralajmërim për imazhet e palëvizshme
Sigurimi i hapësirës së instalimit
10 cm
10 cm
Shqip - 2
Instalimi me montim në mur.
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm

Hide quick links:

Advertisement

loading