Samsung 4 User Manual page 141

Hide thumbs Also See for samsung 4:
Table of Contents

Advertisement

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi TV mund të bëje që TV-ja të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët tuaj të
mos varen ose të mos trazojnë TV-në; kjo mund të bëjë që TV-ja të rrëzohet, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje.
Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën e Sigurisë të përfshirë. Për të rritur stabilitetin, instaloni pajisjen
kundër rënies për qëllime të sigurisë, si më poshtë.
Për të shmangur rrëzimin e TV-së
1.
Vendosni vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato fort në mur. Sigurohuni që
vidat të jenë instaluar fort në mur.
Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në varësi të
llojit të murit.
Meqenëse kllapat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen,
duhet t'i blini veçmas.
2.
Hiqni vidat nga pjesa e pasme e qendrës së TV-së, vendosni vidat në
kllapa dhe shtrëngojini ato përsëri në TV.
3.
Lidhni kllapat e vendosura në TV dhe kllapat e fiksuara në mur me një
kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.
SHËNIM
• Instaloni TV-në pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.
• Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që
kllapat e fiksuara në mur të jenë në një nivel apo më poshtë se
kllapat e fiksuara në TV.
• Zgjidheni kabllon para se të lëvizni TV-në.
4.
Verifikoni se të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas
here lidhjet për shenja problemi ose dëmtimi të mundshëm. Nëse keni
ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues
profesionist.
Kyçi Kensington kundër vjedhjes nuk jepet nga Samsung. Kyçi është pajisje që përdoret për të fiksuar fizikisht sistemin kur ky përdoret në
vende publike. Në varësi të prodhuesit paraqitja dhe mënyra e kyçjes mund të ndryshojnë nga ilustrimi. Referojuni manualit të dhënë me
kyçin Kensington për informacion të mëtejshëm mbi përdorimin e duhur.
Shikoni për ikonën "K" në pjesën e pasme të televizorit. Një fole Kensington gjendet në krah të ikonës "K".
Pozicioni dhe ngjyra mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
Për të kyçur produktin, ndiqni këto hapa:
1.
Silleni kabllon e kyçit Kensington rreth një objekti të madh fiks, si tryezë apo
karrige.
Fundin e kabllos me kyç bashkangjitur rrëshqiteni në skajin me lak të
2.
kabllos së kyçit Kensington.
3.
Futeni pajisjen e kyçjes në folenë Kensington mbi produkt.
4.
Mbylleni kyçin.
Këto janë udhëzime të përgjithshme. Për udhëzime të sakta, shikoni
manualin e përdoruesit që jepet së bashku me pajisjen për kyçje.
Pajisja e kyçit duhet të blihet veçmas.
[UF40005000-XH]BN68-04784C-06L09.indb 15
Sigurimi i TV-së në Mur
Përdorimi i kyçit Kensington kundër vjedhjes
Shqip- 15
Muri
Ngjyra dhe forma e produktit mund të
ndryshojnë në varësi të modelit.
<Fakultative>
2013-11-21
10:42:55

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Samsung 5

Table of Contents