Samsung WF1802LS User Manual page 473

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PASTRIMI I RRJETËS SË FILTRIT TË TUBIT TË UJIT
Ju duhet ta pastroni rrjetën e fi ltrit të tubit të ujit të paktën një herë në vit ose kur shfaqet mesazhi i gabimit
"4E":
1. Mbyllni furnizimin me ujë në makinën larëse.
2. Lironi tubin nga pjesa e prapme e makinës larëse. Për të parandaluar rrjedhjen e ujit për
shkak të presionit të ajrit në tub, mbulojeni tubin me një copë rrobe.
3. Tërhiqni ngadalë rrjetën e fi ltrit nga skaji i tubit duke përdorur një palë pinca dhe shpëlajeni atë
me ujë derisa të pastrohet. Gjithashtu pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të lidhësit
të rrjetës.
4. Shtyjeni fi ltrin në vendin e tij.
5. Shtrëngojeni tubin përsëri në makinën larëse.
6. Sigurohuni se nga lidhjet nuk rrjedh ujë dhe hapni rubinetin.
RIPARIMI I NJË MAKINË LARËSE TË NGRIRË
Nëse temperatura ulet nën pikën e ngrirjes dhe makina juaj larëse ka ngrirë:
1. Shkëputeni nga priza makinën larëse
2. Hidhni ujë të ngrohtë mbi rubinetin për të liruar tubin e furnizimit me ujë.
3. Hiqeni tubin e furnizimit me ujë dhe zhyteni në ujë të ngrohtë.
4. Hidhni ujë të ngrohtë në centrifugën e makinës larëse dhe lëreni të qëndrojë aty për 10
minuta.
5. Lidheni tubin e furnizimit me ujë në rubinetin e ujit dhe kontrolloni që furnizimi me ujë dhe
shkarkimi janë duke funksionuar normalisht.
RUAJTJA E MAKINËS TUAJ LARËSE PËR NJË KOHË TË GJATË
Nëse keni nevojë ta ruani makinën tuaj larëse për një kohë të gjatë, është më mirë që ta shkarkoni dhe
shkëpusni atë. Makinat larëse mund të dëmtohen nëse uji mbetet në tuba dhe pjesët e brendshme përpara
ruajtjes.
1. Zgjidhni ciklin Larje e shpejtë dhe shtoni zbardhues në pjesëzën e zbardhuesit. Vëreni në
punë makinën tuaj larëse përmes ciklit pa ngarkesë.
2. Mbyllni rubinetet e ujit dhe shkëpusni tubat e futjes së ujit.
3. Hiqeni makinën larëse nga priza elektrike dhe lëreni hapur derën e makinës tuaj larëse për të
lejuar që ajri të qarkullojë brenda në kazan.
Nëse makina juaj është ruajtur në temperatura nën ngrirje, lejoni një farë kohë që ndonjë ujë
i mbetur në makinën tuaj të shkrijë përpara përdorimit të saj.
WF1802LSW-03265B-01_SQ.indd 33
WF1802LSW-03265B-01_SQ.indd 33
pastrimi dhe mirëmbajtja e makinës tuaj larëse _33
2013-02-20
2013-02-20
9:47:16
9:47:16

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Wf1702ls

Table of Contents