Samsung WF1802WF User Manual page 574

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
karakteristikat e makinës tuaj
larëse të re samsung
Makina juaj larëse e re do të ndryshojë mënyrën sesi ju ndjeheni në lidhje me
larjen e rrobave. Nga kapaciteti i saj mjaft i madh tek efektshmëria e përdorimit të
energjisë, makina larëse Samsung ka të gjitha karakteristikat për t'a shndërruar një
punë angari në një kënaqësi.
• Larja Eco Bubble™
Sistemi efikas Eco Bubble i Samsung-ut ofron pastërti të përmirësuar me përkujdesje
të përparuar për rrobat. Eco Bubble lejon shpërndarjen në mënyrë të njëtrajtshme të
detergjentitdhe një depërtim më të shpejtë dhe më të thellë në rroba.
• Outdoor Care (Veshje sportive)
Përdorimi i një lavatriçeje Samsung me funksionin Eco Bubble ju mundëson të lani
rroba kundra ujit me rehati më të madhe, duke e ditur se lavatriçja juaj ofron kujdes të
shkëlqyeshëm me rrobat e jashtme. Jastëku me shkumë i krijuar nga Eco Bubble mbron nga
efektet dhe dëmtimet e gërryerjes në shtresën kundra ujit, duke minimizuar dëmtimin jashtëm
të veshjeve, gjithashtu duke mbrojtur edhe format e tjera të materialeve delikate.
• Baby Care (Kujdesi për foshnjën)
Makina juaj larëse Samsung përfshin programe të larjes që shtojnë mbrojtjen ndaj rrobave të
fëmijëve me lëkurë të ndjeshme.
Këto programe zvogëlojnë irritimin e lëkurës tek fëmijët duke minimizuar mbetjet e detergjentit.
Përveç kësaj, këto programe i klasifikojnë rrobat sipas llojeve të ndryshëm dhe larja kryehet
sipas karakteristikave të rrobave, në mënyrë që rrobat e fëmijëve të ndjehen të pastra dhe të
rifreskuara sa herë që vishen.
• E certifikuar për të leshtat
Kjo makinë është testuar dhe ka kaluar specifikimet e kërkuara nga Ndërmarrja Woolmark
për produktet e leshta që mund të lahen në makina larëse. Kjo shenjë është certifikata e
përmirësuar më e mirë se Woolmark ekzistues, i cili garanton jo vetëm rendiment në larje
por gjithashtu kujdes për copën për produktet e leshta. Rrobat duhen larë në përputhje me
udhëzimet në etiketën e tyre ashtu siç përcaktohet nga Woolmark dhe Samsung.
• Hand Wash (Larje me dorë)
Kujdes i posatçëm mund të përcaktohet nga temperatura e përshtatshme, veprimi i butë i
larjes dhe sasia e duhur e ujit.
• Quick Wash (Larja e shpejtë)
Nuk ka kohë për të humbur! Larja jonë 15 minutëshe ju mundëson t'i Lani dhe t'i Vishni.
Programi Quick Wash (Larja e shpejtë) mund t'ju ndihmojë në jetën tuaj të ngarkuar. Tani
mund t'i lani rrobat tuaja të preferuara (deri në 2 kg) brenda 15 minutave!
• Eco Drum Clean (Pastrimi ekologjik i kazanit)
Përdorimi i programit Eco Drum Clean për pastrimin ekologjik të kazanit ndihmon në mbajtjen
pastër të makinës larëse edhe pa përdorimin e detergjenteve kimike apo të zbardhuesve.
Mbajeni kazanin të pastër dhe pa erë me anë të programit të specializuar të pastrimit.
2_ karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung
WF1802WF-03061D-04_SQ.indd 2
2013-7-20 13:03:36

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Wf1800wf

Table of Contents