Kärcher HD 10/15-4 F Manual page 241

Hide thumbs Also See for HD 10/15-4 F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 11
Kontrollimi i nivelit të vajit
 Zhvidhosni vidhën me kokë të ylltë për
bllokimin e kapakut të aparatit dhe
hapni kapakun e aparatit.
 Nxirrni lart pllakën e poshtme mbuluese
dhe hiqeni nga menteshat poshtë.
 Lexoni treguesin e nivelit të vajit nga
aparati i ndalur. Niveli i vajit duhet të
gjendet midis të dy shenjave në
mbajtësin e vajit.
Aktivizimi i ajrosjes së mbajtësit të
 Hapni bllokimin e kapakut të aparatit
dhe ktheni lart kapakun e aparatit.
 Nxirrni lart pllakën e poshtme mbuluese
dhe hiqeni nga menteshat poshtë.
 Hiqni majën e kapakut të mbajtësit të vajit.
 Mbërtheni pllakën e poshtme mbuluese
dhe kapakun e aparatit.
Montimi i aksesorëve
 Montoni pipëzën mbi tubin e rrezes.
Shtrëngoni me dorë dadon lidhëse.
 Lidhni tubin e rrezes me pistoletën e
sprucimit me dorë.
 Vidhosni zorrën e presionit të lartë në
lidhjen e presionit të lartë.
Vënia në përdorim
Lidhja elektrike
Paralajmërim
Aparati duhet të lidhet vetëm me një
lidhje elektrike që u instalua nga një
elektricist sipas normës IEC 60364.
Tensioni i përcaktuar në pllakëzën
duhet të përputhet me tensionin e
burimit të rrymës.
Sigurimi minimal i prizës elektrike (shih
të dhënat teknike).
Aparati duhet domosdo të lidhet me
rrjetin elektrik nëpërmjet një fishe. Një
lidhje e pashkëputshme me rrjetin
elektrik është e ndaluar. Fisha i shërben
shkëputjes nga rrjeti.
vajit
Verifikoni kabllon e rrjetit me fishën e
rrjetit para çdo përdorimi se a ka
dëmtime. Kabllon e dëmtuar të rrjetit
zëvendësojeni menjëherë nëpërmjet
shërbimit të autorizuar për klientë ose
një elektriku të specializuar.
Fisha dhe bashkuesi i një kablloje të
përdorur shtesë duhet të jenë të
papërshkueshëm nga uji.
Përdorni një kabllo shtesë me një
gjerësi të mjaftueshme (shih "Të dhënat
teknike") dhe shpështjelleni krejt nga
rrotulla e kabllos.
Kabllotë e papërshtatshme shtesë
mund të jenë të rrezikshme. Përdorni
jashtë vetëm kabllo shtesë që janë të
autorizuara për këtë qëllim, që janë të
shënjuara në mënyrë përkatëse dhe që
kanë një diametër të mjaftueshëm.
Për vlerat e lidhjes shih pllakëzën/të dhënat
teknike.
Lidhja me ujësjellësin
Paralajmërim
Respektoni rregullimet e ndërmarrjes së
furnizimit të ujit.
Sipas rregullimeve të vlefshme,
aparati nuk duhet të përdoret kurrë
në rrjetin e ujit të pijshëm pa
ndarës sistemi. Këtu duhet të
përdoret një element ndarës i sistemit nga
firma KÄRCHER apo si alternativë ndonjë
element ndarës që i përgjigjet normave EN
12729 tipi BA. Uji i cili ka rrjedhur nëpër
elementin ndarës të sistemit, klasifikohet si
i papijshëm.
Kujdes
Elementi ndarës i sistemit gjithmonë lidhet
në furnizim të ujit, dhe kurrë direkt në
pajisje!
Për vlerat e lidhjes shih të dhënat teknike.
 Lidhni zorrën e hyrjes (gjatësi minimale
7,5 m, diametër minimal 1") me lidhjen
e ujit të aparatit dhe me hyrjen e ujit (për
shembull rubinetin e ujit).
– 3
SQ
Lidhja e ujit
241

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents