Makita LS1219 Instruction Manual page 63

Slide compound miter saw
Hide thumbs Also See for LS1219:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Këndi i prerjes me kënd
Uleni dorezën plotësisht dhe bllokojeni në pozicionin
e ulur me anë të kunjit bllokues. Shtyjeni shasinë drejt
rigës udhëzuese. Lironi dorezën dhe vidat që sigurojnë
treguesin dhe shkallën e këndit të prerjes me kënd.
► Fig.59: 1. Vida në tregues 2. Vidat në shkallën
e këndit të prerjes me kënd 3. Shkalla e
prerjes me kënd
Vendoseni bazën e rrotullimit në pozicionin 0° duke
përdorur funksionin e ndalimit pozitiv. Formoni këndin
e drejtë midis fletës dhe pjesës së përparme të rigës
udhëzuese duke përdorur një vizore trekëndore ose
skuadër. Ndërsa mbani skuadrën, shtrëngoni vidat
në shkallën e këndit të prerjes me kënd. Pas saj,
bashkërenditni treguesit (si djathtas dhe majtas) me
pozicionin 0° në shkallën e këndit të prerjes me kënd
dhe më pas shtrëngoni vidën në tregues.
► Fig.60: 1. Vizorja trekëndore
Këndi i prerjes së pjerrët
Këndi i prerjes së pjerrët 0°
Shtyni shasinë drejt rigës udhëzuese dhe bllokoni
lëvizjen rrëshqitëse me kunjin ndalues. Uleni dorezën
plotësisht dhe bllokojeni në pozicionin e ulur me anë të
kunjit bllokues dhe lironi çelësin rrotullues. Rrotulloni
bulonin rregullues 0° me dy ose tre rrotullime në drejtim
të kundërt të akrepave të orës për të anuar fletën në të
djathtë.
► Fig.61: 1. Buloni rregullues 0° 2. Vida
Me kujdes puthitni anën e fletës me sipërfaqen e
sipërme të bazës së rrotullimit me anë të një vizoreje
trekëndore, skuadër, etj., duke rrotulluar bulonin
rregullues 0° në drejtim të akrepave të orës. Më pas
shtrëngojeni çelësin rrotullues fort për të siguruar
këndin 0° që keni vendosur.
► Fig.62: 1. Vizorja trekëndore 2. Fleta e sharrës
3. Sipërfaqja e sipërme e bazës së
rrotullueshme
Kontrolloni nëse ana e fletës formon kënd të drejtë
sërish me sipërfaqen e bazës së rrotullimit. Lironi vidën
në tregues. Bashkërenditni treguesin me pozicionin 0°
në shkallën e këndit me prerje të pjerrët dhe më pas
shtrëngoni vidën.
Këndi i prerjes së pjerrët 45°
Përpara se të rregulloni këndin e prerjes
VINI RE:
së pjerrët 45°, përfundoni rregullimin e këndit të
prerjes së pjerrët 0°.
Lironi çelësin rrotullues dhe anoni plotësisht shasinë
në anën që dëshironi të kontrolloni. Kontrolloni nëse
treguesi tregon pozicionin 45° në shkallën e këndit të
prerjes së pjerrët.
► Fig.63
Nëse treguesi nuk tregon pozicionin 45°,
bashkërenditeni atë me pozicionin 45° duke rrotulluar
bulonin e rrotullimit në anën e kundërt të shkallës së
këndit të prerjes së pjerrët.
► Fig.64: 1. Buloni rregullues majtas 45° 2. Buloni
rregullues djathtas 45°
Rregullimi i pozicionit të vijës së
lazerit
Vetëm për modelin LS1219L
PARALAJMËRIM:
në prizë gjatë kohës së rregullimit të vijës së
lazerit. Tregoni kujdes të veçantë të mos e ndizni
veglën gjatë rregullimit. Ndezja aksidentale e
veglës mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
KUJDES:
Mos shikoni asnjëherë
drejtpërdrejtë në rrezen lazer. Ekspozimi i
drejtpërdrejtë i syve ndaj rrezes mund të shkaktojë
dëmtim të rëndë të syve.
Kontrolloni rregullisht që pozicioni i
VINI RE:
vijës së lazerit të jetë i saktë.
Kini parasysh se kjo ndikon te vegla.
VINI RE:
Ajo mund të shkaktojë vendosje të pasaktë të vijës
së lazerit ose dëmtim të lazerit duke shkurtuar
jetëgjatësinë e saj.
Për çdo defekt në njësinë e lazerit
VINI RE:
dërgojeni veglën për riparim në një qendër të
autorizuar shërbimi të Makita-s.
Distanca e lëvizshme e vijës së lazerit vendoset nga vidat e
rregullimit të distancës në të dyja anët. Kryeni procedurën e
mëposhtme për të ndryshuar pozicionin e vijës së lazerit.
1.
Hiqni veglën nga priza.
2.
Vizatoni një vijë prerjeje në materialin e punës
dhe vendoseni mbi bazën e rrotullimit. Në këtë moment,
mos e siguroni materialin e punës me një morsë ose një
pajisje të ngjashme shtrënguese.
3.
Ulni dorezën dhe bashkërenditni vijën e prerjes
me fletën e sharrës.
4.
Kthejeni dorezën në pozicionin fillestar dhe
sigurojeni materialin e punës me morsën vertikale në
mënyrë që materiali i punës të mos lëvizë nga pozicioni
që keni caktuar.
5.
Futni veglën në prizë dhe ndizni çelësin e lazerit.
6.
Lironi vidën rregulluese. Për ta lëvizur vijën e
lazerit larg nga fleta, rrotulloni vidat e rregullimit të
distancës në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Për
ta lëvizur vijën e lazerit pranë fletës, rrotulloni vidën e
rregullimit të distancës në drejtim të akrepave të orës.
Rregullimi i vijës së lazerit në anën e majtë të fletës
► Fig.65: 1. Vida rregulluese 2. Vida e rregullimit të
distancës 3. Çelësi hekzagonal 4. Vija e
lazerit 5. Fleta e sharrës
Rregullimi i vijës së lazerit në anën e djathtë të fletës
► Fig.66: 1. Vida rregulluese 2. Vida e rregullimit të
distancës 3. Çelësi hekzagonal 4. Vija e
lazerit 5. Fleta e sharrës
7.
Rregulloni vidën rregulluese në pozicionin që
vija e lazerit vjen mbi linjën e prerjes dhe më pas
shtrëngojeni.
SHËNIM: Distanca e lëvizshme e vijës së lazerit
rregullohet që në fabrikë brenda 1 mm nga sipërfaqja
anësore e fletës.
63 ALBANIAN
Vegla duhet të jetë e futur

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls1219l

Table of Contents