Makita 9237CB Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for 9237CB:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të
5.
jetë minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e tejkalojnë shpejtësinë nominale
mund të thyhen dhe të fluturojnë larg.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit
6.
tuaj duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të
veglës elektrike. Aksesorët me përmasa të gabuara
nuk mund të mbrohen ose të kontrollohen siç duhet.
Përmasat e pjesës së montimit të aksesorit
7.
duhet të përshtaten me përmasat e pjesës së
montimit të veglës elektrike. Aksesorët që nuk
përputhen me pjesën montuese të veglës elektrike
do të humbasin ekuilibrin, do të lëkunden jashtë
mase dhe mund të shkaktojnë humbjen e kontrollit.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara
8.
çdo përdorimi kontrolloni aksesorët si p.sh.
disqet smerilues nëse kanë ciflosje dhe
krisje, pllakat mbështetëse nëse kanë krisje,
gërvishtje ose konsumim, furçën me tela
nëse është liruar ose i janë thyer telat. Nëse
pajisja elektrike ose aksesori bie, kontrolloni
nëse ka dëmtime ose instaloni një aksesor
të padëmtuar. Pas inspektimit dhe instalimit
të aksesorëve, si ju ashtu edhe personat e
tjerë, qëndroni larg trajektores së rrotullimit
të aksesorit dhe lëreni elementin elektrik të
punojë me shpejtësi maksimale pa ngarkesë
për një minutë. Aksesorët e dëmtuar zakonisht
do të shkëputen nga pajisja gjatë këtij testi.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi të
9.
përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën ose
syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas rastit,
mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse për
dëgjimin, doreza dhe një përparëse mbrojtëse
të qëndrueshme ndaj copëzave abrazive ose
të materialit të punës. Mbrojtësja e syve duhet të
ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që prodhohen
nga zbatimet e ndryshme. Maska kundër pluhurit
ose respiratore duhet të jetë në gjendje të filtrojë
grimcat e prodhuara nga zbatimi përkatës.
Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj zhurmave të
forta mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
10. Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur pajisje mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punuar ose të një aksesori
të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
11.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
12. Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora derisa
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori
rrotullues mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
13. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
14. Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit do ta tërheqë
pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i tepërt
i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe
elektrike.
15. Mos e përdorni veglën elektrike pranë materialeve të
ndezshme. Shkëndijat mund t'i ndezin këto materiale.
16. Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Zmbrapsja dhe paralajmërimet lidhur me të:
Zmbrapsja është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku prerës, pllaka mbështetëse, furça ose çdo
aksesor tjetër bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë ndalesë të menjëhershme të aksesorit
rrotullues, i cili si pasojë bën që pajisja elektrike e
pakontrolluar të shtyhet në drejtimin e kundërt të
rrotullimit të aksesorit deri në pikën e lidhjes.
Për shembull, nëse disku smerilues ngec ose bllokohet nga
materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e bllokimit
mund të godasë sipërfaqen e materialit duke shkaktuar
daljen ose kërcimin e diskut nga vendi. Disku mund të
kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij, në varësi të
drejtimit të lëvizjes së diskut në momentin e bllokimit.
Disqet smeriluese mund të thyhen në të tilla kushte.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
e mëposhtme parandaluese.
Mbajeni veglën elektrike fort me të dyja duart
1.
dhe vendosni trupin dhe krahët në mënyrë që të
pengoni forcat zmbrapëse. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për
një kontroll maksimal mbi zmbrapsjen ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes. Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose forcat
zmbrapëse, nëse merren masa parandaluese.
Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit rrotullues.
2.
Aksesori mund të zmbrapset mbi dorën tuaj.
Mos e poziciononi trupin tuaj në zonën ku vegla
3.
elektrike do të lëvizë nëse ndodh zmbrapsja.
Zmbrapsja do ta dërgojë veglën në drejtimin e
kundërt të lëvizjes së diskut në pikën e ngecjes.
Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
4.
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose zmbrapsjen.
Mos montoni zinxhir sharre, disk për prerjen
5.
e druve, disk të segmentuar diamanti me
hapësirë anësore më të madhe se 10 mm ose
teh sharre të dhëmbëzuar. Disqe të tilla krijojnë
zmbrapsje të shpeshta dhe humbje të kontrollit.
Paralajmërime sigurie specifike për veprimet e lustrimit:
Mos lejoni pjesë të lira të kapuçit polirues ose
1.
fijet e tij lidhëse të lëvizin lirshëm. Palosni ose
prisni fijet e lëshuara lidhëse. Fijet e lëshuara
mund t'ju ngatërrojnë gishtat ose të ngecin në
materialin e punës.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
1.
vetëm duke e mbajtur në dorë.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për montimin
2.
dhe përdorimin e saktë të aksesorëve.
Trajtojini dhe ruajini aksesorët me kujdes.
Kontrolloni që materiali i punës është
3.
mbështetur siç duhet.
18 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents