Kryerja E Konfigurimit Fillestar; Përdorimi I Pulti I Televizorit - Samsung Serif LS01T User Manual

Hide thumbs Also See for Serif LS01T:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

05 Kryerja e konfigurimit fillestar

Herën e parë që ndizni televizorin, fillon menjëherë konfigurimi fillestar. Konfigurimi fillestar lejon
konfigurimin e cilësimeve bazë të funksionimit të televizorit, si p.sh. marrjen e transmetimeve, kërkimin e
kanaleve dhe lidhjen e rrjetit, të gjitha bashkë.
• Përpara nisjes së konfigurimit fillestar, sigurohuni të lidhni fillimisht pajisjet e jashtme.
• Për të përdorur funksionet inteligjente të televizorit, ky duhet të lidhet me internetin.
• Për të kryer konfigurimin fillestar me anë të aplikacionit SmartThings, duhet të lidhni pajisjen celulare
nëpërmjet "Wi-Fi".
• Nëse dritarja e konfigurimit nuk shfaqet automatikisht tek aplikacioni SmartThings në pajisjen tuaj
portative, vazhdojeni manualisht konfigurimin pasi ta shtoni televizorin me anë të Shto pajisje te paneli i
aplikacionit SmartThings.
• Aplikacioni SmartThings ofrohet për pajisje që punojnë me "Android 6.0" e lart ose "iOS 10" e lart.
• Mund të ketë zhurmë të përkohshme kur televizori komunikon me pajisjet celulare.
Mund dhe ta nisni konfigurimin fillestar me anë të menysë së televizorit (
Rivend.).
Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekranin fillestar dhe konfiguroni cilësimet bazë të televizorit për t'iu përshtatur
mjedisit tuaj të shikimit.
Përdorimi i Pulti i televizorit
Televizorin mund ta ndizni me butonin Pulti i televizorit në këndin e poshtëm majtas, nga mbrapa televizorit
dhe në vijim përdorni Menyja e komandimit. Menyja e komandimit shfaqet kur shtypet butoni Pulti i televizorit
ndërkohë që televizori është ndezur. Për më shumë informacion rreth përdorimit të saj, shihni figurën më
poshtë.
Për të hapur një artikull të menysë, lëvizeni butonin e Pulti i televizorit lart, poshtë, majtas apo djathtas, për t'ia
kaluar fokusin përsipër dhe shtypni butonin e Pulti i televizorit.
Sensori i telekomandës / sensori i zërit
Shqip - 12
>
Cilësimet > Të përgjithshme >
Menyja e komandimit
: Smart Hub
: Burimi
: Cilësimet
: Fik
: Rikthim
Tasti Pulti i televizorit
• Shtypni: Hapni Menyja e komandimit. Zgjidhni ose hapni një
artikull në fokusuar në meny.
• Shtypni e mbani: Funksioni i hapur mbyllet.
• Butoni lart/poshtë: Ndryshon kanalin.
• Butoni majtas/djathtas: Ndryshon volumin.
Butoni Pulti i televizorit ndodhet në këndin e poshtëm majtas,
nga mbrapa televizorit.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents