Download Print this page

Philips Sonicare ExtertClean 7000 Manual page 483

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3 Për të ndezur Philips Sonicare shtypni butonin e
ndezjes/fikjes.
4 Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të
dhëmbëve me fijet e furçës. Lajini dhëmbët me lëvizje
të vogla prapa dhe para në mënyrë që fijet e furçës të
futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë
gjithë ciklit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë.
Nuk rekomandohet t'i fërkoni fort siç do të bënit me
një furçë dhëmbësh manuale.
Shënim: Nëse ushtroni shumë presion, ju do të
sinjalizoheni me një ndryshim në dridhjet nga doreza
dhe rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës që
pulson në ngjyrë portokalli.
5 Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve
të përparmë, anojeni dorezën e furçës në drejtim
gjysmë për lart dhe kryeni disa lëvizje vertikale njëra
mbi tjetrën në çdo dhëmb.
6 Pasi të keni përfunduar ciklin e pastrimit me furçë,
mund të vazhdoni edhe për pak kohë duke larë
sipërfaqet e bluarjes së ushqimit te dhëmbët dhe në
zonat ku shfaqen njolla. Gjithashtu, mund të lani edhe
gjuhën, duke e mbajtur furçën e dhëmbëve të ndezur
ose të fikur, sipas dëshirës.
Shënim: Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e
sigurt për t'u përdorur në aparate ortodontike (kokat e
furçës konsumohen më shpejt kur përdoren në aparate
ortodontike) dhe në restaurime dentare (mbushje,
kurora, faseta) nëse ato janë ngjitur siç duhet dhe nuk
janë dëmtuar.
483
Shqip

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Sonicare extertclean 7300Sonicare extertclean 7500