Samsung BF1O Series User Manual page 87

Built-in oven
Hide thumbs Also See for BF1O Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 110
Siguria gjatë FunkSiOnimit
• Kjo furrë është krijuar vetëm për gatimin e ushqimeve në shtëpi.
• Gjatë përdorimit, sipërfaqja e brendshme e furrës nxehet aq sa mund të shkaktojë djegie. Mos i
prekni elementet nxehëse ose sipërfaqen e brendshme të furrës derisa të ftohen.
• Mos vendosni kurrë materiale të ndezshme mbi furrë.
• Sipërfaqja e furrës nxehet kur pajisja përdoret në një temperaturë të lartë për një periudhë kohe
të gjatë.
• Gjatë gatimit, tregoni kujdes kur hapni derën e furrës, pasi mund të dalë ajër i nxehtë ose avull
me shpejtësi.
• Gjatë gatimit të ushqimeve që përmbajnë alkool, ky i fundit mund të avullojë për shkak të
temperaturave të larta dhe avulli mund të marrë flakë nëse bie në kontakt me një sipërfaqe të
nxehtë të furrës.
• Për të qenë të sigurt, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me
presion.
• Gjatë kohës që furra është në përdorim, fëmijët duhet të mbahen në një distancë ku janë të
sigurt.
• Ushqimet e ngrira, siç janë picat, duhet të gatuhen në skarën e madhe. Nëse përdorni tavën e
pjekjes, ajo mund të deformohet për shkak të ndryshimeve drastike të temperaturës.
• Mos hidhni ujë në pjesën e fundit të furrës ndërkohë që është e nxehtë. Kjo gjë mund të
dëmtojë sipërfaqen e emaluar.
• Dera e furrës duhet të qëndrojë e mbyllur gjatë gatimit.
• Mos e mbuloni pjesën e fundit të furrës me letër alumini dhe mos vendosni mbi të tavë pjekjeje
apo tepsi. Letra e aluminit bllokon nxehtësinë, gjë që mund të dëmtojë sipërfaqen e emaluar
duke rezultuar në cilësi të dobët gatimi.
• Lëngjet e frutave lënë njolla mbi sipërfaqen e emaluar të furrës, të cilat nuk hiqen. Kur gatuani
kekë shumë të lëngshëm, përdorni tavën e thellë.
• Mos vendosni enë gatimi te dera e hapur e furrës.
• Kjo pajisje nuk është parashikuar për përdorim nga fëmijët e vegjël ose nga persona të dobët pa
mbikëqyrjen e duhur nga një i rritur i përgjegjshëm për të garantuar se po përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt.
• Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
PARALAJMËRIM: Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji, madje edhe pasi
të ketë mbaruar procesi i gatimit.
udhëzime për eliminim
hedhja e materialeve të paketimit
• Materiali që përdoret për paketimin e kësaj pajisjeje është i riciklueshëm.
• Hidhini materialet e paketimit në vendin e përshtatshëm të depozitimit në ambientin e eliminimit
të mbeturinave në vendin tuaj.
hedhja e pajisjeve të vjetra
PARALAJMËRIM: Para se t'i hidhni pajisjet e vjetra, nxirrini ato jashtë funksionimit në
mënyrë që të mos jenë burim rreziku.
Për të bërë këtë, shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe hiqni spinën
elektrike.
Për të mbrojtur mjedisin, është e rëndësishme që pajisjet e vjetra të hidhen në mënyrën e duhur.
• Pajisja nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake.
• Ju mund të merrni informacion rreth të dhënave për grumbullimin dhe për vendet e eliminimit të
mbeturinave urbane nga departamenti ose këshilli juaj lokal.
BF1OC4T212_BOL-00382C_SQ.indd 3
udhëzimet e sigurisë_3
2011-08-10
1:50:32

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents