Makita HM0871C Instruction Manual page 15

Hide thumbs Also See for HM0871C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Vajosja
KUJDES:
Shërbimi duhet kryer vetëm nga qendra e
autorizuar e shërbimit e Makita.
Kjo vegël nuk kërkon lubrifikim të shpeshtë e të
përditshëm, sepse ajo ka një sistem të mbyllur
lubrifikimi me graso. Ajo duhet të lubrifikohet rregullisht.
Dërgojeni të gjithë veglën në një qendër të autorizuar
ose fabrikë të shërbimit të Makita për shërbimin e
lubrifikimit.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Bulino shpuese (SDS-MAX)
Daltë e ftohtë (SDS-MAX)
Daltë për leskërim (SDS-MAX)
Spatul argjile (SDS-MAX)
Grasoja për punton
Syze mbrojtëse
Grasoja për çekiçin
Kutia mbajtëse plastike
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
15 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hm0870c

Table of Contents