Makita HM0871C Instruction Manual page 14

Hide thumbs Also See for HM0871C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të
kthehet deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni
forcë pas 5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të
shpejtësisë nuk do të funksionojë.
Vetëm për modelin HM0871C
SHËNIM:
Goditjet pa ngarkesë për minutë bëhen më
të vogla se ato me ngarkesë me qëllim që
të ulen dridhjet kur nuk ka ngarkesë, por kjo
nuk tregon probleme. Kur puna të nisë me një
punto kundrejt betonit, goditjet për minutë rriten
dhe arrijnë numrat e treguara në tabelë. Kur
temperatura është e ulët dhe grasoja të ketë
më pak fluiditet, vegla mund të mos e ketë këtë
funksion edhe kur motori është duke u rrotulluar.
Llamba e treguesit
► Fig.3: 1. Llamba e indikatorit të energjisë (e gjelbër)
2. Llamba e treguesit të shërbimit (e kuqe)
Llamba e gjelbër sinjalizuese e energjisë ndizet
kur vegla është e lidhur me korrentin. Nëse llamba
sinjalizuese nuk ndizet, kablloja kryesore ose
kontrolluesi mund të ketë defekt. Llamba sinjalizuese
është ndezur por vegla nuk niset edhe pse ajo është
e ndezur, karbonçinat mund të jenë konsumuar ose
kontrolluesi, motori ose çelësi i ndezjes/fikjes mund të
ketë defekt.
Llamba e kuqe sinjalizuese e shërbimit pulson kur
karbonçinat janë pothuajse të konsumuara për të
treguar se vegla ka nevojë për shërbim. Pas afërsisht 8
orësh përdorim, motori fiket automatikisht.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Doreza anësore (dorezë ndihmëse)
Për vegël me dorezë anësore të llojit
me ngjitje
► Fig.4: 1. Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
Mbajtësja anësore rrotullohet nga të dyja anët duke
lejuar një kapje të lehtë të veglës në çdo pozicion.
Lirojeni pak mbajtësen anësore duke e rrotulluar në
drejtim kundërorar, drejtojeni në pozicionin e dëshiruar
më pas shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim orar.
Për vegël me dorezë anësore formë
D-je
► Fig.5: 1. Doreza anësore në formë D-je 2. Dado e
shtrëngimit
Doreza anësore mund të rrotullohet 360° vertikalisht
dhe të sigurohet në çdo pozicion të dëshiruar. Ajo
gjithashtu sigurohet në tetë pozicione të ndryshme para
dhe pas në pozicion horizontal. Vetëm lironi dadon
e shtrëngimit për ta rrotulluar dorezën anësore në
pozicionin e dëshiruar. Më pas shtrëngojeni fort dadon
e shtrëngimit.
Instalimi ose heqja e puntos
► Fig.6: 1. Bishti i puntos 2. Grasoja për punton
Pastroni bishtin e puntos dhe aplikoni pak graso para se
ta instaloni punton.
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
derisa të zërë vend.
► Fig.7: 1. Kapaku i lëshimit
Nëse punoja nuk futet brenda, hiqeni punton. Tërhiqeni
disa herë poshtë kapakun e lëshimit. Më pas futeni
punton sërish. Rrotulloni punton dhe shtyjeni derisa të
zërë vend.
► Fig.8
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
► Fig.9: 1. Kapaku i lëshimit
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e lëshimit dhe nxirreni punton jashtë.
Këndi i puntos
► Fig.10: 1. Unaza e ndërrimit
► Fig.11
Puntoja mund të sigurohet në 12 kënde të ndryshme.
Për të ndryshuar këndin e puntos, rrëshqisni përpara
unazën e ndërrimit më pas rrotulloni unazën e
ndërrimit për të ndryshuar këndin e puntos. Në këndin
e dëshiruar rrëshqisni unazën e ndërrimit sërish në
pozicionin fillestar. Puntoja do të sigurohet në vend.
PËRDORIMI
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
► Fig.12
► Fig.13
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni fort veglën dhe nga mbajtësja
anësore dhe nga doreza e çelësit gjatë kohës që është
në punë. Ndizni veglën dhe ushtroni një presion të lehtë
mbi vegël në mënyrë të tillë që ajo të mos bëjë lëvizje
të pakontrolluara. Ushtrimi i presionit të madh mbi vegël
nuk do të rrisë efikasitetin.
14 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hm0870c

Table of Contents