Makita HP2070 Instruction Manual page 16

2-speed hammer drill
Hide thumbs Also See for HP2070:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Më pas shtrëngoni mbajtësen duke e rrotulluar në
drejtim orar në pozicionin e dëshiruar. Ajo mund të
rrotullohet 360° që të sigurohet në çdo pozicion.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Për modelin HP2070, HP2070F
Fig.8
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës
njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
Për modelin HP2071, HP2071F
Fig.9
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin
kundërorar për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni
punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni unazën
fort dhe ktheni bokullën në drejtimin orar për të
shtrënguar mandrinën.
Për të hequr punton, shtrëngoni unazën dhe ktheni
bokullën në drejtimin kundërorar.
SHËNIM:
Nëse mandrina e shpimit pa çelësa nuk mund të
lirohet për shkak se puntoja e shpimit ka ngecur
brenda nofullave të mandrinës, lironi mandrinën e
shpimit si më poshtë.
Fig.10
1.
Mbani fort bokullën e mandrinës së shpimit me
pinca me nofulla të kthyera ose diçka të
ngjashme (Shënim: Mos mbani pjesën e unazës
mbajtëse.)
2.
Vendosni çelësin 19, çelësin rregullues ose një
lloj tjetër çelësi të përshtatshëm në dadon
hekzagonale në pjesën e përparme të mandrinës
së shpimit. Rrotulloni çelësin në drejtim orar siç
tregohet në figurë për të liruar mandrinën e
shpimit.
Matësi i thellësisë
Fig.11
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi uniforme. Lironi mbajtësen anësore
dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në mbajtësen
anësore. Rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë e
dëshiruar dhe shtrëngoni mbajtësen anësore.
SHËNIM:
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në
pozicionin ku matësi i thellësisë godet trupin e
veglës.
PËRDORIMI
Funksionimi i shpimit me goditje
KUJDES:
Ushtrohet një forcë e madhe dhe e papritur
përdredhjeje në vegël/punto në momentin e çarjes
së vrimës, nëse vrima bllokohet me cifla dhe
grimca ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese
që janë futur në beton. Përdorni gjithmonë
mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse) dhe
mbajeni fort veglën dhe nga mbajtësja anësore
dhe nga doreza e çelësit gjatë kohës që është në
punë. Moskryerja e këtij veprimi mund të çojë në
humbjen e kontrollit të veglës dhe ndoshta në
lëndime serioze.
Kur shponi në beton, granit, tjegulla, pllaka, etj., lëvizni
levën e ndryshimit të regjimit të punës në pozicionin e
simbolit
për të përdorur regjimin e punës "rrotullim
me goditje".
Sigurohuni të përdorni një punto me majë tungsten-
karbit.
Vendosni punton në vendin e dëshiruar për vrimën, më
pas tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë te vegla.
Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira. Mbajeni veglën
në pozicion dhe mos lejoni që të rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë presion nëse vrima bllokohet
me cifla dhe grimca. Më mirë ndizni veglën bosh, më
pas hiqeni punton pjesërisht nga vrima. Duke përsëritur
këtë disa herë, vrima do të pastrohet dhe do të rifillojë
shpimi normal.
Fryrësja (aksesor opsional)
Fig.12
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
Funksionimi i shpimit
Kur shponi në dru, metal ose materiale plastike, lëvizeni
levën e ndryshimit të regjimit të punës në pozicionin e
simbolit
për të përdorur regjimin e punës "vetëm
rrotullim".
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në
objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
16

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hp2070fHp2071Hp2071f

Table of Contents