Download Print this page

Koka E Furçës - Braun Oral-B Instructions Manual

Hide thumbs Also See for Oral-B:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Për të ruajtur kapacitetin maksimal
të baterisë së rikarikueshme, hiqeni
njësinë e karikimit nga priza dhe
shkarkojeni plotësisht dorezën me
anë të përdorimit të rregullt të
paktën çdo 6 muaj.
Përdorimi i furçës së
dhëmbëve
Teknikat e larjes së dhëmbëve
• Lageni kokën e furçës dhe
vendosni një pastë dhëmbësh
çfarëdo. Për të shmangur
spërkatjet, drejtojeni kokën e
furçës te dhëmbët tuaj para se ta
ndizni pajisjen (2).
• Kur pastroni dhëmbët me një nga
kokat rrotulluese-lëkundëse të
furçave të Oral-B, drejtojeni
kokën e furçës ngadalë nga njëri
dhëmb te tjetri, duke kaluar disa
sekonda në çdo sipërfaqe dhëmbi.
• Me cilëndo kokë furçe, filloni të
pastroni pjesët e jashtme, pastaj
pjesët e brendshme dhe në fund
sipërfaqet e kafshimit. Pastroni në
mënyrë të barabartë të katra
kuadrantet e gojës. Mos e shtypni
fort, thjesht lëreni furçës të bëjë të
gjithë punën(figura 4). Mund të
këshilloheni gjithmonë me dentistin
ose higjienistin tuaj dentar për
teknikën e duhur për ju.
Në ditët e para të përdorimit të çdo lloj
furçe dhëmbësh elektrike, mishrat e
dhëmbëve tuaj mund të gjakosen
lehtësisht. Në përgjithësi gjakosja
duhet të ndalojë pas disa ditësh.
Nëse zgjat edhe pas 2 javësh, ju
lutemi kontaktoni dentistin tuaj ose
higjenistin tuaj dentar.
Mënyrat e pastrimit me furçë
(në varësi të modelit)
1-Regjimi 2-Regjimet Regjimet e
Për të kaluar te modalitetet e tjera,
shtypni vazhdimisht butonin e ndezjes/
fikjes (B). Fikeni furçën e dhëmbëve
duke mbajtur shtypur butonin e
ndezjes/fikjes derisa motori të ndalet.
Kronometri (në varësi të modelit)
Një kronometër i integruar memorizon
kohëzgjatjen e pastrimit me furçë (në
varësi të modelit) (figura 3).
Kronometri «2-minutësh»: Një tingull i
shkurtër i përsëritur tregon përfundimin
e kohës 2-minutëshe të pastrimit me
furçë që rekomandohet nga
specialistët.
Kronometri «profesional»: Një tingull i
shkurtër i përsëritur në intervale
30-sekondëshe ju kujton që të
pastroni me furçë në mënyrë të
barabartë të katra kuadrantet e gojës
suaj. Një tingull i gjatë i përsëritur
tregon përfundimin e kohës
2-minutëshe të pastrimit me furçë që
rekomandohet nga specialistët.
Koka e furçës
Oral-B ju ofron një larmi koka furçash
të ndryshme Oral-B që përshtaten me
dorezën e furçës suaj Oral-B.
Koka e furçës Oral-B CrossAction
Koka e furçës Oral-B Sensitive clean
pastrimin delikat të vijës së mishit të
dhëmbëve.
Shumica e kokave të furçës Oral-B
kanë fije të markës INDICATOR
t'ju ndihmuar të monitoroni nevojën
për zëvendësimin e kokës së furçës.
Me pastrimin e plotë me furçë, dy herë
në ditë për dy minuta, ngjyra blu do të
zbehet për gjysmë pas afro 3 muajsh,
duke treguar se duhet ta ndërroni
kokën e furçës. Nëse fijet hapen jashtë
para se të zbehet ngjyra, mund të jeni
duke ushtruar shumë presion mbi
dhëmbët ose mishrat e dhëmbëve
(figura 4).
Ne nuk rekomandojmë përdorimin e
kokës së furçës Oral-B «FlossAction»
ose Oral-B «3D White» me aparatet
ortodontike. Mund të përdorni kokën e
furçës Oral-B «Ortho», e projektuar në
mënyrë specifike për pastrimin rreth
aparateve ortodontike dhe telave të
dhëmbëve.
Rekomandimet për
pastrimin
Pas përdorimit, shpëlajeni kokën e
furçës me ujë të rrjedhshëm për disa
sekonda me dorezën të ndezur. Fikeni
dhe hiqeni kokën e furçës. Shpëlani të
dyja pjesët veçmas me ujë të
rrjedhshëm dhe thajini ato para se të
montoni përsëri furçën e dhëmbëve.
Shkëputeni ngarkuesin nga priza para
pastrimit. Njësia e karikuesit (D) dhe
çanta e udhëtimit (F) duhet të
pastrohen vetëm me një pecetë të
njomë. Mos e vendosni kurrë njësinë e
karikimit në ujë. Vendosini furçën e
dhëmbëve/kokat e furçës të pastra
dhe të thata në çantën e udhëtimit.
Mbajtësja e kokës së furçës (E) mund
të lahet në lavastovilje (figura 5).
Mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
Deklarata mjedisore
Produkti përmban bateri dhe/
ose mbetje elektrike të
riciklueshme. Për mbrojtjen e
mjedisit, mos e hidhni pas
përdorimit me mbeturinat familjare,
por çojeni te pikat e grumbullimit të
mbetjeve elektrike të ofruara në
shtetin tuaj për riciklim.
Garancia
Ne japim një garanci të kufizuar për
2 vite për produktin duke filluar nga
data e blerjes. Brenda periudhës së
garancisë, ne do të eliminojmë pa
pagesë çdo defekt në pajisje që
shkaktohet nga problemet në materiale
ose prodhim, duke e riparuar ose duke
e zëvendësuar të gjithë pajisjen, sipas
zgjedhjes sonë.
Në varësi të disponueshmërisë,
zëvendësimi i një njësie mund të bëhet
në një ngjyrë tjetër ose me një model të
barasvlershëm.
Kjo garanci mbulon çdo shtet ku kjo
pajisje ofrohet nga Braun ose një
distributor i tij i përcaktuar. Kjo garanci
nuk mbulon: dëmtimin për shkak të
përdorimit të papërshtatshëm,
përdorimit ose konsumimit normal,
sidomos në lidhje me kokat e furçës, si
dhe defektet që kanë një efekt të
papërfillshëm në vlerën ose përdorimin
e pajisjes. Garancia bëhet e pavlefshme
nëse riparimet kryhen nga persona të
paautorizuar dhe nëse nuk përdoren
pjesë origjinale Braun/ Oral-B.
Për të marrë shërbimin brenda
periudhës së garancisë, dorëzoni ose
dërgoni pajisjen e plotë me faturën
tuaj të shitjeve te një pikë e autorizuar
servisi e Oral-B nga Braun.
Kokat zëvendësuese të furçave
sipas garancisë
Garancia e Oral-B do të bëhet e
pavlefshme nëse dëmtimi i dorezës
elektrike me rikarikim rezulton për
shkak të përdorimit të kokave
zëvendësuese të furçës që nuk janë
të Oral-B.
Oral-B nuk rekomandon përdorimin e
kokave zëvendësuese të furçës që
nuk janë të Oral-B.
• Oral-B nuk ka asnjë kontroll mbi
cilësinë e kokave zëvendësuese të
14
Koka jonë më e përparuar
e furçës. Fije me kënd për
një pastrim të saktë. Shqit
e hedh tej gurëzat.
Përmban një kombinim
mes fijeve të zakonshme të
furçës për pastrimin e
sipërfaqes së dhëmbëve
dhe fijeve tejet të holla për
pastrimit me
furçë
I ndjeshëm –
Pastrim i butë por
përsëri i plotë për
zona sensitive
Pastrimi i
Përditshëm –
Standarde për
pastrimin e
përditshëm të gojës
®
për

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

37103757