Bosch DB-CO Instruction Manual page 165

Table of Contents

Advertisement

Udhëzime të përgjithshme të sigurisë
1
Udhëzime të përgjithshme të sigurisë
Duhen respektuar të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i udhëzimeve mund të sjellë
dëme materiale dhe lëndime, duke përfshirë rrezikun ndaj jetës.
Siguria e pajisjeve elektrike për përdorim shtëpiak dhe qëllime të ngjashme
Zbatohen kërkesat e mëposhtme në përputhje me EN 60335-1 për të parandaluar
rreziqet gjatë përdorimit të pajisjeve elektrike:
"Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët 8 vjeç e lart, si dhe nga persona me aftësi
të reduktuara shqisore fizike ose mendore, ose që kanë mungesë përvoje dhe
njohurish, nëse këta mbikëqyren dhe kanë marrë udhëzime për përdorimin e sigurt
të pajisjes, si dhe i kuptojnë rreziqet përkatëse. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët pa
mbikëqyrje."
Rreziku ndaj jetës nga monoksidi i karbonit
Monoksidi i karbonit është (CO) gaz helmues që krijohet nga djegia e paplotë e
karburanteve fosile si p.sh. nafta, gazi apo lëndët djegëse të ngurta.
Rreziqet krijohen nëse CO çlirohet nga sistemi i ngrohjes për shkak të ndonjë
rrjedhjeje dhe grumbullohet pa u vënë re në hapësira të mbyllura.
CO nuk mund të dallohet as me shikim, as nuhatje dhe as shije.
Pajisja nuk mund t'i parandalojë efektet kronike të ekspozimit ndaj CO. Produkti nuk
i ruan plotësisht personat në rrezik të veçantë.
Inspektojeni dhe bëjini servis të rregullt sistemit të ngrohjes me një teknik të
miratuar.
PARALAJMËRIM
Instalimi i alarmit nuk duhet përdorur si zëvendësim për instalimin, përdorimin dhe
mirëmbajtjen e duhur të pajisjeve që djegin karburant, duke përfshirë sistemet e
duhura të ajrimit dhe të shkarkimit.
DB-CO | D-SetCO – 6721848552 (2022/02)
165

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

D-setco

Table of Contents