Download Print this page

JVC LT-43VU6205 Manual page 3

Hide thumbs Also See for LT-43VU6205:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Karakteristikat
• Televizori me ngjyra me komandim në largësi
• Televizori dixhital/tokësor/kabllor/satelitor plotësisht
i integruar (DVB-T-T2/C/S-S2)
• Hyrjet HDMI për të lidhur pajisjet e tjera me fishat
HDMI
• Hyrja USB
• Sistemi i menusë OSD
• Sistemi i zërit stereo
• Teleteksti
• Lidhja për kufjet
• Sistemi i programimit automatik
• Sintonizimi manual
• Fikje automatike pas deri në tetë orë.
• Kohëmatësi i fikjes
• Bllokimi për fëmijët
• Bllokim automatik i zërit kur nuk ka transmetim.
• Rileximi NTSC
• AVL (Kufizimi Automatik i Volumit)
• PLL (Kërkimi i frekuencave)
• Modaliteti i lojërave (fakultativ)
• Funksioni i çaktivizimit të figurës
• Ethernet (LAN) për shërbimin dhe lidhjen në internet
• Mbështetja WLAN 802.11 a/b/g/n e integruar
• Ndarja e Videos dhe e Audios
• HbbTV
• 1800 PPI: Ky produkt ka veçorinë 1800 PPI. PPI (Indeksi i
rendimentit të figurës) është një terminologji standardizimi
e MPRT-së (Koha e reagimit të figurës lëvizëse) që
përdoret për të përcaktuar rendimentin e mjegullimit të
lëvizjes së një televizori. Përveç shpejtësisë së freskimit,
MPRT tregon se sa e qetë dhe e qartë është lëvizja.
Opsional
Fjala 'Opsionale' përdoret në këto udhëzime për një
veçori ose funksion që është i disponueshëm vetëm
në disa modele, ose me disa kombinime të veçanta të
parametrave të menysë.
Ultra HD (UHD)
Televizori juaj mbështet Ultra HD (definicioni ultra
i lartë, i njohur edhe si 4K) që siguron rezolucionin
3840x2160 (4K:2K). Ai është i barabartë me 4
herë sa rezolucioni i televizorit Full HD, duke e
dyfishuar numrin e pikselëve të televizorit Full HD
si horizontalisht, ashtu edhe vertikalisht. Përmbajtjet
Ultra DH mbështeten nga HDMI, hyrjet USB dhe në
transmetimet DVB-T2 dhe DVB-S2.
Diapazoni i lartë dinamik (HDR) / Gama e
regjistrimit hibrid (HLG)
Me përdorimin e kësaj veçorie, televizori mund të
riprodhojë një diapazon më të madh dinamik për
ndriçimin duke regjistruar dhe duke kombinuar më
pas disa ekspozime të ndryshme. Veçoria HDR/
HLG premton një cilësi më të mirë të figurës falë
theksimeve më të ndritshme dhe më reale, ngjyrave
më reale si dhe përmirësimeve të tjera. Ajo siguron
pamjen që kërkojnë të arrijnë regjisorët e filmave,
duke shfaqur zonat e fshehura të hijeve të errëta dhe
të dritës së diellit me qartësi, ngjyra dhe detaje të
plota. Përmbajtjet HDR/HLG mbështeten nëpërmjet
aplikacioneve origjinale dhe të tregut, hyrjeve HDMI,
USB dhe nëpërmjet transmetimeve DVB-S. Caktoni
hyrjen përkatëse të burimit HDMI si Të përmirësuar
nga opsioni Burimet te menyja Parametrat>Sistemi
ose nga menuja Burimet>Parametrat e burimit për të
shikuar përmbajtjet në HDR/HLG, nëse përmbajtja në
HDR/HLG merret nëpërmjet një hyrjeje HDMI. Pajisja
e burimit duhet të jetë po ashtu të paktën në përputhje
me HDMI 2.0a në një rast të tillë.
Dolby Vision
Dolby Vision™ ofron një eksperiencë vizuale
emocionuese, një ndriçim mahnitës, një kontrast të
jashtëzakonshëm dhe ngjyra të gjalla që i japin jetë
argëtimit. Ai e realizon këtë cilësi mahnitëse të imazhit
duke ndërthurur teknologjitë e imazheve HDR dhe të
spektrit të gjerë të ngjyrave. Duke rritur ndriçimin e
sinjalit origjinal dhe duke përdorur një gamë më të
lartë dinamike të ngjyrave dhe të kontrastit, Dolby
Vision sjell imazhe mahnitëse dhe si në realitet me
detaje të shkëlqyera që nuk mund të realizohen nga
teknologjitë e tjera pas përpunimit në televizor. Dolby
Vision mbështetet nëpërmjet aplikacioneve origjinale
dhe ato të tregut dhe hyrjet HDMI dhe USB. Caktoni
hyrjen përkatëse të burimit HDMI si Të përmirësuar
nga opsioni Burimet te menyja Parametrat>Sistemi
ose nga menuja Burimet>Parametrat e burimit për
të shikuar përmbajtjet Dolby Vision, nëse përmbajtja
Dolby Vision merret nëpërmjet një hyrjeje HDMI.
Pajisja e burimit duhet të jetë po ashtu të paktën
në përputhje me HDMI 2.0a në një rast të tillë. Te
menyja Parametrat>Figura>Modaliteti do të ketë
dy modalitete të paracaktuara të figurës në rast se
zbulohet një përmbajtje e Dolby Vision: Dolby Vision
Bright dhe Dolby Vision Dark. Të dyja e lejojnë
përdoruesin të provojë përmbajtjen në mënyrën që ka
planifikuar fillimisht krijuesi me kushte të ndryshme të
ndriçimit të ambientit.
Shqip - 3 -

Advertisement

loading