Kujdesi Dhe Pastrimi - Electrolux LNT8TE18S3 User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

  • ENGLISH, page 1
96
www.electrolux.com
• Për të shpejtuar ftohjen e ushqimeve,
këshillohet që të hapni ventilatorin.
Aktivizimi i DYNAMICAIR lejon
homogjenizim më të madh të
temperaturave të brendshme.

7. KUJDESI DHE PASTRIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
KUJDES!
Aksesorët dhe pjesët e
pajisjes nuk duhet të lahen
në enëlarëse.
7.2 Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
1. Pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me
pak sapun neutral.
2. Kontrolloni rregullisht gominat e
derës dhe pastrojini për t'u siguruar
që janë të pastra dhe nuk kanë
papastërti.
3. Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
7.3 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i ndarjes së frigoriferit gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes derdhet
përmes një zgavre në një enë të veçantë
në pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku avullon.
• Gjithmonë referojuni datës së
skadencës së produkteve për të ditur
sa gjatë t'i mbani.
Është e rëndësishme që të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të
shkrirjes në mes të kanalit të ndarjes së
frigoriferit për të mos e lejuar ujin të
rrjedhë jashtë e të pikojë te ushqimet
brenda.
Për këtë qëllim përdorni pastruesin e
tubave që keni marrë me pajisjen.
7.4 Shkrirja e ngrirësit
Ndarja e ngrirësit është pa formim
bryme. Kjo do të thotë se gjatë procesit
të punës nuk krijohet brymë, as në muret
e brendshme as mbi ushqime.
7.5 Ndërrimi i filtrit CleanAir
Filtri CleanAir është filtër me karbon
aktiv, i cili thith aromat e këqija dhe
mundëson ruajtjen e shijes dhe aromës
më të mirë për të gjitha ushqimet, pa
rrezikuar ndotjen nga shkëmbimi i
aromave.
Filtri i ajrit duhet trajtuar me
kujdes për të parandaluar
gërvishtjen e sipërfaqes së
tij.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents