Makita 5604R Instruction Manual page 16

Hide thumbs Also See for 5604R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME PËR SIGURINË E
SHARRËS SË RRUMBULLAKËT
Procedurat e prerjes
1.
RREZIK: Mbajini duart larg zonës së prerjes
dhe fletës. Mbajeni dorën tjetër në dorezën
ndihmëse ose në dhomën e motorrit. Nëse të
dyja duart janë duke mbajtur sharrën, atëherë nuk
mund të priten nga fleta.
2.
Mos prekni pjesën e poshtme të materialit të
punës. Mbrojtësja nuk mund t'ju mbrojë nga fleta
poshtë materialit të punës.
3.
Rregulloni thellësinë e prerjes me thellësinë
e materialit të punës. Në pjesën e poshtme të
materialit të punës duhet të duket më pak se një
dhëmb i fletës së sharrës.
4.
Asnjëherë mos e mbani në duar ose nëpërmes
këmbëve materialin që po pritet. Sigurojeni
materialin e punës në një platformë të
qëndrueshme.Është e rëndësishme që ta
mbështetni materialin siç duhet për të minimizuar
ekspozimin e trupit, përthyerjen e fletës ose
humbjen e kontrollit.
Një ilustrim tipik i mbështetjes së duhur me dorë,
mbështetjes së materialit të punës dhe drejtimit të
kordonit të furnizimit me energji.
5.
Mbajeni pajisjen elektrike vetëm në sipërfaqet
kapëse të izoluara, kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin pajisja prerëse mund të
kontaktojë me tela të fshehur ose kordonin e
vet. Kontakti me një tel me rrymë do t'i elektrizojë
pjesët metalike të pajisjes elektrike elektrizohen
dhe mund t'i japin punëtorit një goditje elektrike.
6.
Gjithmonë përdorni një rigë drejtuese ose një
udhëzues për anët e drejta. Kjo përmirëson
saktësinë e prerjes dhe pakëson mundësinë e
ngecjes së fletës.
7.
Gjithmonë përdorni fletë me madhësinë dhe
formën e duhur (ato të diamantit përkundrejt
atyre rrumbullake) të vrimave të boshtit. Fletët
që nuk përputhen me pjesën tjetër të sharrës do të
rrotullohen jashtë qendrës duke shkaktuar humbje
të kontrollit.
8.
Asnjëherë mos përdorni rondele apo bulona të
dëmtuara ose jo të duhura të fletave. Rondelet e
fletëve janë projektuar veçanërisht për sharrën tuaj,
për performancë optimale dhe siguri të funksionimit.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje
me to
Zmbrapsja është një reagim i papritur ndaj
një flete sharre të bllokuar, të penguar ose të
zhvendosur, e cila bën që sharra e pakontrolluar
të ngrihet dhe të dalë nga materiali i punës drejt
punëtorit;
Kur fleta bllokohet ose pengohet fort nga mbyllja
e kanalit të sharrës, ajo e humbet shpejtësinë dhe
reagimi i motorit e kthen pas pajisjen me shpejtësi
drejt punëtorit;
Nëse fleta përthyhet ose zhvendoset gjatë prerjes,
dhëmbët në pjesën e pasme të fletës mund të
ngecin në sipërfaqen e drurit, duke bërë që fleta të
dalë nga kanali i sharrës dhe të kërcejë mbrapsht
drejt punëtorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe
mund të shmanget duke marrë masat e mëposhtme
parandaluese.
9.
Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
vendosini krahët në atë mënyrë që t'i rezistoni
forcave zmbrapsëse. Poziciononi trupin në
cilëndo anë të fletës, por jo në drejtim me
fletën. Zmbrapsja mund të bëjë që sharra të
kërcejë mbrapsht, por nëse merren masat e
duhura parandaluese, forcat e zmbrapsjes mund
të kontrollohen nga punëtori.
10. Kur fleta ka ngecur ose kur e ndërprisni
prerjen për çfarëdo lloj arsyeje, lëshojeni
këmbëzën dhe mbajeni sharrën të palëvizur
në material deri sa fleta të ndalojë plotësisht.
Asnjëherë mos u përpiqni ta hiqni sharrën nga
materiali ose ta tërhiqni sharrën pas ndërkohë
që fleta është në lëvizje, përndryshe mund të
ndodhë zmbrapsje. Kontrolloni dhe ndërmerrni
veprime korrigjuese për të eliminuar shkakun e
ngecjes së fletës.
Kur të rifilloni sharrimin në materialin e punës,
11.
vendoseni fletën e sharrës në mes të kanalit
dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës nuk
kanë ngecur në material. Nëse fleta e sharrës
ka ngecur, ajo mund të dalë ose zmbrapset nga
materiali ndërkohë që rifillohet sharrimi.
12. Mbështetni panelet e mëdhenj për të
minimizuar rrezikun e bllokimit dhe të
zmbrapsjes së fletës. Panelet e mëdhenj
kanë tendencë të përkulen nga pesha e tyre.
Mbështetëset duhet të vendosen poshtë panelit
në të dyja anët, pranë vijës së prerjes dhe pranë
buzës së panelit.
Për të shmangur zmbrapsjen,
mbështeteni dërrasën ose panelin pranë prerjes.
16 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents