Samsung UE49KU6640 User Manual page 145

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Telekomanda inteligjente "Samsung"
(Energjia): Shtypeni për të ndezur ose fikur televizorin.
(Njohja e zërit): Ekzekuton Ndërveprimi zanor. Shtypni butonin, thoni një komandë zanore dhe
lëshojeni butonin, për të ekzekutuar Ndërveprimi zanor. Kur shtypet një herë, shfaqet udhëzuesi për
Ndërveprimi zanor.
Vendosja e baterive në Telekomanda inteligjente "Samsung"
Për të përdorur Telekomanda inteligjente "Samsung",
shtyjeni kapakun e pasmë për ta hapur në drejtimin e
shigjetës dhe futini bateritë sipas ilustrimit në figurë.
Sigurohuni që polet pozitive dhe negative të jenë në
drejtimin e duhur.
- Rekomandohen bateritë alkaline për më shumë
jetëgjatësi.
123 (Blloku numerik): Kur shtypet, në ekran shfaqet një shirit me numra.
Zgjidhni numrat dhe zgjidhni U krye për të dhënë një vlerë numerike. Përdoreni
për të ndryshuar kanalin, për të dhënë një PIN, për të dhënë një kod postar etj.
- Kur shtypet për 1 ose më shumë sekonda, shfaqet menyja TTX.
EXTRA (ekstra): Shtypeni, gjatë shikimit të përmbajtjeve, për të shfaqur
informacione të mëtejshme nga ofruesi i përmbajtjes.
Butonat me 4 ngjyra (Ngjyra): Përdorini butonat me ngjyra për të hapur opsione
të tjera specifike të funksionit që po përdoret.
Tastiera e butonave të drejtimit: Lëviz fokusin dhe ndryshon vlerat e shfaqura
në menynë e televizorit.
Zgjidh: Zgjedh ose hap artikullin e fokusuar. Kur shtypet gjatë shikimit të
përmbajtjes, shfaqet informacioni i detajuar i programit. Kur shtypet sërish,
mund të zgjidhni ose të hapni cilindo nga funksionet e shfaqura.
(Kthim): Kthehet në menynë e mëparshme. Kur shtypet për 1 ose më shumë
sekonda, funksioni i hapur mbyllet. Kur shtypet gjatë shikimit të një programi,
shfaqet kanali i mëparshëm.
(Luaj/ndalo): Kur shtypet, shfaqen komandat e luajtjes. Me anë të këtyre
komandave mund të komandoni përmbajtjen multimedia që luhet.
(Qendra inteligjente): Kthehet në Ekrani i parë.
VOL (Volumi): Lëvizni butonin lart ose poshtë për të rregulluar volumin.
Shtypeni butonin për ta heshtur zërin. Kur shtypet për 1 ose më shumë sekonda,
shfaqet menyja Shkurtoret e asistencës.
CH (Kanali): Lëvizni butonin lart ose poshtë për të ndërruar kanalin. Shtypeni
butonin për të parë ekranin e Udhëz..
Shqip - 5

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents