Dhënia E Qumështit Të Gjirit Me Shishe - Philips AVENT SCF396 User Manual

Single/double electric breast pump premium
Hide thumbs Also See for AVENT SCF396:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shqip
94
Paralajmërim: Mos e ringrini kurrë qumështin e shkrirë një herë, për të evituar rënien e
cilësisë së qumështit.
Paralajmërim: Mos shtoni qumësht të freskët gjiri në qumësht të ngrirë gjiri, për të
evituar rënien e cilësisë së qumështit dhe shkrirjen e paqëllimshme të qumështit të
ngrirë.
Dhënia e qumështit të gjirit me shishe
Paralajmërim: Për sigurinë dhe shëndetin e fëmijës tuaj
- Përdoreni këtë shishe gjithnjë nën mbikëqyrjen e të rriturve.
- Mos përdorni kurrë biberonë ushqimi në rol qetësuesi, për të parandaluar mbytjen e foshnjës.
- Thithja e vazhdueshme dhe për kohë të gjatë e lëngjeve shkakton prishje të dhëmbëve.
- Kontrollojeni gjithnjë temperaturën e ushqimit përpara se ta ushqeni foshnjën.
- Mbajini larg fëmijëve të gjitha pjesët që nuk i përdorni.
- Mbajeni kapakun e shishes larg fëmijëve, për të evituar mbytjen e tyre.
- Mos i lini fëmijët të luajnë me pjesët e vogla apo të ecin/vrapojnë teksa përdorin shishet.
- Inspektojini të gjitha pjesët përpara përdorimit dhe tërhiqeni biberonin e ushqimit nga të gjitha
drejtimet. Hidhini pjesët që tregojnë dhe shenjat më të vogla të dëmtimit apo të problemeve.
- Gjithmonë hidheni qumështin e gjirit që ka mbetur në përfundim të vaktit të ushqyerjes.
Kujdes: Për të evituar dëmtimin e shishes
- Mos e vendosni në furrë të ngrohur, pjesët plastike mund të shkrijnë.
- Tiparet e materialit plastik mund të ndikohen nga dezinfektimi dhe nga temperaturat e larta. Kjo
mund të ndikojë në puthitjen e kapakut të shishes.
- Mos e lini biberonin e ushqimit nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit, apo në nxehtësi të
drejtpërdrejtë, si dhe mos e lini në dezinfektues më gjatë se sa rekomandohet, pasi produkti mund
të dëmtohet.
Përpara përdorimit të shishes
- Inspektoni shishen dhe biberonin ushqyes përpara çdo përdorimi dhe tërhiqeni biberonin ushqyes
në të gjitha drejtimet për të parandaluar rrezikun e mbytjes. Hidheni sapo të shfaqë shenjat e para
të dëmtimit apo të dobësisë.
- Pastrojeni e dezinfektojeni shishen përpara përdorimit të parë dhe pas çdo përdorimi.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Avent scf398

Table of Contents