Përpara Përdorimit Të Parë - Philips AVENT SCF396 User Manual

Single/double electric breast pump premium
Hide thumbs Also See for AVENT SCF396:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërimet për të parandaluar dëmtimin dhe keqfunksionimin e pompës së gjirit:
- Pajisjet e komunikimit me radiofrekuenca (RF) (duke përfshirë celularët dhe pajisjet periferike si
p.sh. kabllot e antenave dhe antenat e jashtme) nuk duhen përdorur më pranë se 30 cm (12 in) ndaj
cilësdo pjese të pompës së gjirit, duke përfshirë dhe ushqyesin. Përndryshe mund të ndikohet
negativisht në funksionimin e pompës së gjirit.
- Përdorimi i kësaj pajisjeje pranë apo ngjitur me pajisje të tjera duhet evituar pasi mund të sjellë
funksionim të papërshtatshëm.
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
- Përdoreni këtë produkt për qëllimin e synuar, siç përshkruhet në manualin e përdorimit. Çfarëdo
keqpërdorimi mund të shkaktojë elektroshok, djegie, zjarr dhe rreziqe të tjera të papritura.
- Për të karikuar baterinë, përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm që vjen me produktin. Mos përdorni
kabllo zgjatuese.
- Produktin karikojeni, përdoreni dhe ruajeni në diapazonet e temperaturave të përcaktuara në
tabelën e specifikimeve teknike të këtij manuali përdorimi.
- Hiqeni gjithnjë nga priza produktin sapo të karikohet plotësisht.
- Mos i digjni produktet dhe bateritë e tyre, dhe mos i ekspozoni në diell të drejtpërdrejtë apo ndaj
temperaturave të larta (p.sh. në makina të nxehta apo pranë sobave të nxehta). Bateritë mund të
shpërthejnë nëse mbinxehen.
- Nëse produkti nxehet, ndryshon ngjyrë, lëshon erë të pazakontë apo nëse karikimi zgjat më shumë
se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin.
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
- Ky produkt përmban një bateri të karikueshme që nuk është e ndërrueshme. Mos e hapni
produktin për të ndërruar baterinë e karikueshme.
Paralajmërimet e kujdesit
Paralajmërimet e kujdesit për të parandaluar dëmtimin dhe keqfunksionimin e pompës së gjirit:
- Parandaloni rënien e ushqyesit dhe të njësisë së motorit në kontakt me ujin.
- Mos e vini kurrë njësinë e motorit apo ushqyesin në ujë apo në enëlarëse, përndryshe pjesët do të
dëmtohen përfundimisht.
- Mbajeni ushqyesin dhe gypat e silikonit larg sipërfaqeve të nxehta për të evituar mbinxehjen dhe
deformimin e këtyre pjesëve.
Përpara përdorimit të parë
Zbërthejini, pastrojini e dezinfektojini të gjitha pjesët që bien në kontakt me qumështin e gjirit përpara
se ta përdorni pompën e gjirit për herë të parë dhe pas çdo përdorimi.
Karikojeni pajisjen plotësisht përpara përdorimit për herë të parë ose pas një periudhe të gjatë
mospërdorimi.
Shqip
83

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Avent scf398

Table of Contents