Ndezja Dhe Fikja E Pajisjes; Aksesorët Për Përdorim Në Trup - Philips MG7730 Manual

Hide thumbs Also See for MG7730:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shënim: Kur shkurtoni për herë të parë, filloni duke e përdorur krehrin me
opsionin e gjatësisë maksimale të shkurtimit për t'u mësuar fillimisht me
pajisjen.

Ndezja dhe fikja e pajisjes

Shtypni një herë butonin e ndezjes/fikjes për ta ndezur ose fikur pajisjen.
Aksesorët për përdorim në mjekër
Makina e shkurtimit të qimeve me madhësi të plotë
Përdorni makinën e shkurtimit të qimeve me madhësi të plotë pa krehër për
të prerë qimet në afërsi të lëkurës (në një gjatësi prej 1/32 inç (0,5 mm) ose
për të krijuar linja të pastra rreth mjekrës, qafës dhe basetave.
1
Për t'i shkurtuar qimet më pranë lëkurës, vendoseni anën e sheshtë të
elementit prerës mbi lëkurë dhe përsëritni lëvizjet në drejtimin e kundërt
të rritjes.
2 Për konturim, mbajeni elementin prerës pingul me lëkurën dhe lëvizeni
për lart ose poshtë me shtypje të lehtë.
Krehrat e mjekrës
Vendosni një krehër mjekre te makina e shkurtimit të qimeve me madhësi të
plotë për të prerë në mënyrë të njëtrajtshme mjekrën dhe mustaqet. Pajisja
shoqërohet me 5 krehra mjekre. Opsionet e gjatësisë së qimes tregohen te
krehrat. Opsionet përkojnë me gjatësinë e mbetur të qimes pas prerjes.
Krehër
Krehër për mjekër të
shkurtër
Krehër për mjekër të
shkurtër
Krehër i rregullueshëm
mjekre
1
Vendosni një krehër te makina e shkurtimit të qimeve me madhësi të
plotë.
= mm
2 Krehër i rregullueshëm: Shtyni përzgjedhësin e gjatësisë në të majtë ose
të djathtë për të zgjedhur cilësimin e dëshiruar të gjatësisë së qimeve.
3 Për një shkurtim sa më efikas, lëvizeni krehrin në drejtim të kundërt të
rritjes së qimeve. Sigurohuni që sipërfaqja e krehrit të qëndrojë
gjithmonë në kontakt me lëkurën.
Aksesorët për përdorim në trup
- Përdorni krehrat e gjelbër të trupit për të shkurtuar qimet e trupit.
- Kur shkurtoni për herë të parë, përdorni krehrin e trupit 5 mm/3/16 inç
për t'u mësuar fillimisht me pajisjen.
- Sigurohuni që qimet të jenë të pastra dhe të thata pasi qimet e lagura
priren të ngjiten në trup.
- Kur shkurtoni qime në zona delikate, gjithmonë përdorni një krehër trupi.
- Duke qenë se qimet rriten në drejtime të ndryshme, duhet ta lëvizni
pajisjen edhe në drejtime të ndryshme (lart, poshtë ose tërthor). Praktika
është më e mira për rezultate optimale.
- Gjithmonë kryeni lëvizje të lehta dhe të buta dhe sigurohuni që
sipërfaqja e krehrit të qëndrojë në kontakt me lëkurën.
- Kur grumbullohen shumë qime në pajisje, largoni qimet përpara
përdorimit duke i fryrë, për rezultatet më të mira të prerjes.
Krehrat e trupit
Vendosni një krehër trupi te makina e shkurtimit të qimeve me madhësi të
plotë për të shkurtuar qimet poshtë vijës së gushës. Pajisja shoqërohet me 2
krehra trupi. Opsionet e gjatësisë së qimes tregohen te krehrat. Opsionet
përkojnë me gjatësinë e mbetur të qimes pas prerjes.
Krehër
Krehër trupi (i gjelbër)
Krehër trupi (i gjelbër)
1
Vendosni një krehër trupi te makina e shkurtimit të qimeve me madhësi
të plotë.
2 Për të shkurtuar në mënyrë sa më efektive, tërhiqeni lëkurën me dorën
tuaj të lirë dhe lëvizni krehrin kundër drejtimit të rritjes së qimeve.
Sigurohuni që sipërfaqja e krehrit të qëndrojë gjithmonë në kontakt me
lëkurën.
Makinë rroje për trupin
Vendosni makinën e rrojës në pajisje, për të rrojtur qimet poshtë vijës së
gushës si në sqetulla dhe gjoks. Përdoreni makinën e rrojës për trupin
vetëm me mbrojtësin e lëkurës.
1
Vendoseni makinën e rrojës për trupin në pajisje.
2 Vendosni mbrojtësin e lëkurës në makinën e shkurtimit të qimeve me
madhësi të plotë.
3 Për të rrojtur në mënyrën më efikase, tërhiqeni lëkurën me dorën tuaj të
lirë dhe lëvizni makinën e rrojës kundër drejtimit të rritjes së qimeve.
Sigurohuni që sipërfaqja e makinës së rrojës të qëndrojë gjithnjë në
kontakt të plotë me lëkurën.
Aksesorët për përdorim në kokë
Makina e shkurtimit të qimeve ekstra e gjerë
Përdorni makinën e shkurtimit të qimeve ekstra të gjerë pa krehër për të
prerë qimet e kokës në afërsi të lëkurës (në një gjatësi prej 1/32 inç (0,5 mm)
ose për të krijuar linja të pastra rreth qafës dhe veshëve.
1
Për të krijuar linja të pastra rreth veshëve, krihni fundet e qimeve mbi
veshët.
2 Futni pajisjen në mënyrë të tillë që vetëm një cep i tehut prerës të prekë
fundet e qimeve kur krijoni linja të pastra rreth veshëve.
3 Për të konturuar pjesën e qafës ose basetat, rrotulloni pajisjen dhe bëni
prekje të lehta me drejtim poshtë.
4 Zhvendoseni pajisjen ngadalë dhe me kujdes duke ndjekur vijën natyrale
të qimeve.
Krehra të gjerë qimesh
Vendosni një krehër të gjerë te makina e shkurtimit të qimeve ekstra të gjerë
për të prerë në mënyrë të njëtrajtshme qimet në kokë. Pajisja shoqërohet
me 4 krehra të gjerë qimesh. Opsionet e gjatësisë së qimes tregohen te
krehrat. Opsionet përkojnë me gjatësinë e mbetur të qimes pas prerjes.
Krehër
Krehër qimesh
Krehër qimesh
Krehër qimesh
Krehër qimesh
1
Vendosni një krehër te makina e shkurtimit të qimeve ekstra të gjerë.
2 Lëvizni makinën e shkurtimit ngadalë sipër kurorës nga drejtime të
ndryshme për të marrë një rezultat të njëtrajtshëm. Sigurohuni që
sipërfaqja e krehrit të qëndrojë gjithmonë në kontakt me lëkurën.
-
Lëvizeni gjithmonë makinën e shkurtimit në drejtim të kundërt të
rritjes së qimeve. Shtypeni lehtë.
-
Bëni disa kalime në të njëjtin vend në kokë për t'u siguruar që floku
që duhej prerë është prerë.
inç
3/64 inç
5/64 inç
1/8 inç - 9/32 inç
inç
1/8 inç
3/16 inç
inç
5/32 inç
3/8 inç
15/32 inç
21/32 inç
mm
1 mm
2 mm
3 mm-7 mm
mm
3 mm
5 mm
mm
4 mm
9 mm
12 mm
16 mm

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mg7710Mg7720Mg7715

Table of Contents