Ngarkimi Shpejtë; Përdorimi I Pajisjes - Philips BRL180 User Manual

Hide thumbs Also See for BRL180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të ngarkuar pajisjen, futeni fishën e vogël në
folenë në fund të pajisjes dhe futeni ushqyesin në
prizë.
- Llamba e ngarkimit pulson në të bardhë (Fig. 2):
pajisja po ngarkohet. Ngarkimi zgjat deri në 1
orë.
- Llamba e ngarkimit ndizet vazhdimisht në të
bardhë (Fig. 3): pajisja është ngarkuar tërësisht
dhe punon pa kordon deri në 60 minuta.
- Llamba e ngarkimit nuk ndizet kur pajisja është
në punë: pajisja ka energji të mjaftueshme për
t'u përdorur.
- Llamba e ngarkimit pulson në portokalli (Fig. 2):
bateria është pothuajse bosh dhe duhet
ngarkuar.
Shënim: Nëse pajisja është ngarkuar plotësisht por
është ende në prizë, llamba e ngarkimit pulson
disa herë kur shtypni butonin e ndezjes/fikjes. Kjo
tregon se duhet ta hiqni pajisjen nga priza përpara
se ta ndizni.
Ngarkimi shpejtë
- Kur bateria ka rënë plotësisht dhe filloni ta
ngarkoni, llamba e ngarkimit pulson shpejt në të
bardhë.
- Pas rreth 5 minutash, llamba e ngarkimit fillon të
pulsojë me ngadalë në të bardhë. Në këtë pikë,
bateria ka energji të mjaftueshme për të
përfunduar rrojën.
Përdorimi i pajisjes
Ndezja dhe fikja e pajisjes
1
Për të ndezur pajisjen, shtypni një herë (Fig. 4)
tastin ndezje/fikje.
2 Për të fikur pajisjen, shtypni edhe një herë tastin
ndezje/fikje.
Vendosja dhe heqja e kokave
1
Për të vendosur një kokë, shtyjeni mbi dorezë
("klik") (Fig. 5).
2 Për të shkëputur një kokë, shtypni butonin e
lëshimit në pjesën e pasme të pajisjes (Fig. 6).
Vendosja dhe heqja e aksesorëve
1
Për të vendosur një aksesor, thjesht puthiteni
në vend te koka ("klik") (Fig. 7).
2 Për të hequr një aksesor, kapeni nga përpara
dhe nga mbrapa dhe tërhiqeni për lart duke e
shkëputur nga koka (Fig. 8). Për të hequr një
krehër, tërhiqeni pjesën e tij të pasme për lart
me thua (Fig. 9).
Rroja dhe shkurtimi i qimeve
Pajisja është e përshtatshme për përdorim në
banjë ose dush, por mund ta përdorni dhe në të
thatë. Nëse dëshironi të përdorni kremra ose
shampo trupi, përdorini pasi të keni përdorur
pajisjen.
Shënim: Pajisja mund të përdoret vetëm pa
kordon.
Shënim: Kur përdorni pajisjen për të shkurtuar
qimet, përdoreni në të thatë për rezultate më të
mira.
1
Vendoseni pajisjen mbi lëkurë në mënyrë që
shtojca ose aksesori të jetë në kontakt të plotë
me lëkurën (Fig. 10).
2 Kur ta përdorni pajisjen në zona delikate,
tendoseni lëkurën me dorën e lirë. Kur ta
përdorni pajisjen në sqetulla, ngrijeni krahun
dhe vendoseni dorën mbrapa kokës për të
tendosur lëkurën (Fig. 11).
3 Lëvizeni pajisjen me ngadalë në drejtim të
kundërt të rritjes së qimeve (Fig. 12).
Shënim: Nëse e lëvizni pajisjen shumë shpejt mbi
lëkurë, mund të mos arrini rezultat të njëtrajtshëm.
Koka e rrojës
Mund të përdorni kokën e rrojës për të rruar
këmbët dhe trupin.
Shënim: Kontrollojini gjithmonë fletët përpara
përdorimit. Nëse janë të dëmtuara në ndonjë
mënyrë, zëvendësojini menjëherë (shih
"Zëvendësimi").
Kapaku për tendosjen e lëkurës
Kapakun për tendosjen e lëkurës mund ta
vendosni në kokën e rrojës për të ndihmuar në
ngritjen e qimeve për lart gjatë rrojës. Kjo lehtëson
heqjen e tyre.
Koka e makinës së shkurtimit për bikini
(vetëm BRL180, BRL170)
Mund të përdorni kokën e makinës së shkurtimit
për bikini për të shkurtuar qimet në zonat e vështira
të bikinit.
Vendoseni mbi lëkurë kokën e makinës së
shkurtimit për bikini për të shkurtuar qimet (Fig. 13).
Vendoseni kokën e makinës së shkurtimit për bikini
pingul mbi lëkurë për stilizim dhe dhënie forme
(Fig. 14).
Krehri i makinës së shkurtimit për bikini
(vetëm BRL180, BRL170)
Mund të vendosni dhe krehrin e makinës së
shkurtimit për bikini mbi kokën e makinës së
shkurtimit për bikini për të shkurtuar qimet në
zonën e bikinit me gjatësi deri në 3 mm (Fig. 15).
Koka e vogël e rrojës (vetëm BRL180)
Mund të përdorni kokën e vogël të rrojës për rrojë
precize të zonave të vogla të trupit.
Nëse qimet në zonën për t'u rrojtur janë mbi 3 mm,
shkurtojini paraprakisht me kokën e makinës së
shkurtimit për bikini.
Vendoseni kokën e vogël të rrojës rrafsh mbi lëkurë
(Fig. 16).
Pastrimi dhe ruajtja
Mbajeni ushqyesin të thatë.
1
Fikeni pajisjen.
2 Përdorni furçën e pastrimit për të pastruar qimet
që janë mbledhur nën pjesën e shkurtimit të
kokës së rrojës.
3 Shtyjeni djathtas rrëshqitësen e lëshimit të
mbajtëses së fletëve në pjesën e pasme të
kokës së rrojës për të hequr mbajtësen e fletëve
(Fig. 17).
4 Pastrojini të gjitha pjesët e kokës së rrojës me
furçën e pastrimit, përveç fletëve.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Brl170Brl160

Table of Contents