Philips MG7730 Manual page 38

Hide thumbs Also See for MG7730:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të
pajisjes dhe të aksesorëve të saj dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme.
Rrezik
- Mbajeni ushqyesin të thatë.
Paralajmërim
- Për të ngarkuar baterinë, përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm
(HQ8505) që vjen me pajisjen.
- Ushqyesi përmban transformator. Mos e prisni ushqyesin për ta
zëvendësuar me ndonjë spinë tjetër, pasi mund të jetë e rrezikshme.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e
njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në
mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Fëmijët nuk
duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi
nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza përpara se ta pastroni në çezmë.
- Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta përdorni. Mos e përdorni
pajisjen nëse është e dëmtuar sepse kjo mund të shkaktojë lëndim.
Ndërrojeni gjithmonë pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër origjinale.
- Mos e hapni pajisjen për të ndërruar baterinë e ringarkueshme.
Kujdes
- Mos e zhytni asnjëherë bazën e karikimit në ujë dhe mos e shpëlani atë
në çezmë.
- Për të parandaluar dëmet e pariparueshme të ushqyesit, mos e përdorni
brenda ose pranë prizave që kanë aromatizues elektrikë.
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar siç tregohet në
manualin e përdorimit.
- Për arsye higjienike, pajisja duhet të përdoret vetëm nga një person.
- Mos përdorni asnjëherë ujë më të nxehtë se 60°C për të shpëlarë
pajisjen.
- Mos përdorni asnjëherë ajër të ngjeshur, sfungjerë pastrimi, agjentë
pastrimi gërryes ose lëngje agresive si p.sh. benzinë ose aceton për të
pastruar pajisjen.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në
fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Të përgjithshme
- Pajisja është rezistente ndaj ujit. Është e përshtatshme për përdorim në
banjë ose dush dhe për t'u pastruar në ujin e rubinetit. Për arsye sigurie,
pajisja mund të përdoret vetëm pa kordon.
- Ushqyesi është i përshtatshëm për tensione rrjeti që variojnë nga 100 në
240 volt.
- Ushqyesi shndërron 100-240 volt në tension të ulët dhe të sigurt, nën 24
volt.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 75 dB(A).
Ngarkimi
Treguesit e gjendjes së baterisë
- Kur bateria është thuajse bosh, treguesi i gjendjes së baterisë pulson në
portokalli.
- Kur pajisja karikohet, drita treguese e gjendjes së baterisë pulson në të
bardhë ngadalë.
- Gjatë karikimit të shpejtë, treguesi i karikimit të baterisë pulson në të
bardhë. Pas rreth 5 minutash karikimi, pajisja përmban energji të
mjaftueshme për një seancë shkurtimi pa kabllo.
- Kur bateria karikohet plotësisht, treguesi i karikimit të baterisë ndizet në
dritë të bardhë të vazhdueshme.
Shënim: Drita fiket automatikisht pas afërsisht 30 minutash.
Karikimi
Karikojeni pajisjen përpara përdorimit për herë të parë dhe kur ekrani
tregon se bateria është thuajse bosh. Kur pajisja është karikuar për 1 orë, ajo
mund të përdoret pa kordon për deri në 2 orë.
1
Sigurohuni që pajisja të jetë fikur.
1
2
2 Futeni fishën e vogël në pajisje dhe ushqyesin në prizë.
3 Pas karikimit, hiqeni ushqyesin nga priza dhe hiqeni fishën e vogël nga
pajisja.
Karikimi i shpejtë
Pas rreth 5 minutash karikimi, pajisja përmban energji të mjaftueshme për
një seancë shkurtimi pa kabllo.
Përdorimi i pajisjes
Shënim: Kjo pajisje mund të përdoret vetëm pa kordon.
Shënim: Fikeni dhe pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Heqja dhe vendosja e elementëve prerës
1
Për të shkëputur një element prerës, shtyni lart kundër dhëmbëve të
elementit prerës dhe hiqni atë nga doreza.
2
1
2 Për të vendosur elementin prerës, futni gjuhëzën e elementit prerës në
folenë udhëzuese në pjesën e përparme dhe futni pjesën e pasme të
elementit prerës në pajisje ('klikim').
Shkëputja e makinës së rrojës me precizion dhe makinës së shkurtimit
të qimeve të hundës
1
Vendosni gishtin në shigjetën në pjesën e pasme të elementit dhe
shtyjeni atë nga doreza në drejtim të shigjetës.
Vendosja dhe heqja e krehrave
1
2
1
Për të vendosur ndonjë lloj krehri në një element prerës, rrëshqisni
pjesën e përparme të krehrit tek dhëmbët e elementit prerës. Pastaj
shtyjeni poshtë qendrës së krehrit me gishta ose me pëllëmbën e dorës
('klikim').
2 Për të shkëputur çdo lloj krehri nga elementi prerës, me kujdes hiqni
pjesën e pasme të tij nga pajisja dhe pastaj rrëshqiteni atë nga elementi
prerës.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mg7710Mg7720Mg7715

Table of Contents