Ndërrimi - Samsung RB38T600ESA/EK User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 155
Mirëmbajtja
Ndërrimi
Llambat LED
Për ndërrimin e llambave të frigoriferit, kontaktoni me një qendër shërbimi lokale të Samsung.
PARALAJMËRIM
Riparimi i llambave nuk mund të kryhet nga përdoruesi. Mos u përpiqni t'i ndërroni vetë llambat. Kjo
mund të shkaktojë goditje elektrike.
Llamba (burimi i dritës)
Ky produkt përmban një burim drite të kategorisë së efikasitetit të energjisë <G>.
Shërbimi për llambat dhe/ose ingranazhet e kontrollit nuk mund të kryhet nga përdoruesi. Për të ndërruar
llambat dhe/ose ingranazhet e kontrollit në produkt, kontaktoni qendrën lokale të shërbimit të "Samsung".
Për udhëzime të detajuara në lidhje me ndërrimin e llambave ose të ingranazheve të kontrollit në
produktin tuaj, vizitoni faqen e internetit të "Samsung" (http://www.samsung.com), shkoni te Mbështetja >
Ekrani kryesor i mbështetjes dhe më pas vendosni emrin e modelit.
Për udhëzime të detajuara në lidhje me çmontimin e llambave dhe/ose të ingranazheve të kontrollit,
thjesht ndiqni udhëzimet e ndërrimit, të cilat mund t'i gjeni siç përshkruhen më sipër.
Paneli i derës (vetëm modelet që e kanë)
Mund të zgjidhni panelin e derës që preferoni për frigoriferin tuaj ME POROSI. Blini panelin e derës në një
dyqan "Samsung" me pakicë dhe një montues i autorizuar do t'jua montojë panelin.
KUJDES
Nëse e çmontoni dhe montoni vetë panelin e derës, mund të shkaktoni dëmtim të produktit ose lëndime
personale. Nëse hasni ndonjë problem me panelin e derës, kontaktoni me një qendër shërbimi të
"Samsung"
Mund të aplikohet një tarifë shërbimi për zëvendësimin e panelit edhe gjatë periudhës së garancisë.
60
Shqip
Untitled-11 60
2021-06-02
2:47:00

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Rl3 t seriesRb3 a seriesRl3 a seriesRb3 t series

Table of Contents