Makita BO5030 Instruction Manual page 12

Random orbit sander
Hide thumbs Also See for BO5030:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi i qeses së pluhurit
► Fig.4: 1. Qese e pluhurit
Instaloni qesen e pluhurit në vegël në mënyrë që logoja
Makita në qesen e pluhurit të jetë drejtuar nga lart (jo
kokëposhtë).
Boshatisja e qeses së pluhurit
► Fig.5: 1. Hundëza e pluhurit
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë plot, fikeni
veglën dhe shkëputeni nga korrenti. Hiqni qesen e
pluhurit nga vegla. Më pas hiqni hundëzën e pluhurit
nga qesja e pluhurit pasi të keni çkyçur hundëzën e
pluhurit duke e rrotulluar pak në drejtim kundërorar.
Boshatisni qesen e pluhurit duke e goditur lehtësisht.
Pasi të keni boshatisur qesen e pluhurit instaloni
hundëzën e pluhurit në qesen e pluhurit. Rrotulloni pak
hundëzën e pluhurit në drejtim orar për ta vendosur në
vend. Më pas instaloni qesen e pluhurit në vegël siç
përshkruhet në "Instalimi i qeses së pluhurit".
► Fig.6: 1. Hundëza e pluhurit
Instalimi i qeses së pluhurit prej
letre
► Fig.7: 1. Brazda 2. Kartoni për rregullimin e
pjesës së përparme 3. Pjesa e përparme e
mbajtëses prej letre të pluhurave
Vendosni qesen prej letre të pluhurit në mbajtësen e
qeses së pluhurit me pjesën e përparme të drejtuar
nga lart. Vendosni kartonin fiksues të qeses prej letre
të pluhurit në kanalin e mbajtëses së qeses prej letre të
pluhurit.
Më pas shtypni pjesën e sipërme të kartonit fiksues në
drejtim të shigjetës për ta futur në kapëse.
► Fig.8: 1. Grremçat 2. Pjesa e sipërme
Vendosni gjuhëzën e qeses prej letre të pluhurit në
udhëzuesin e mbajtëses së qeses prej letre të pluhurit.
Më pas instaloni grupin e mbajtëses së qeses prej letre
të pluhurit në vegël.
► Fig.9: 1. Dhëmbëza 2. Udhëzuesi
► Fig.10
Instalimi i qeses filtruese prej letre
► Fig.11: 1. Gjuhëza mbajtëse
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja
në kutinë e pluhurit të jenë nga e njëjta anë dhe më
pas instaloni qesen filtruese prej letre duke përshtatur
buzën e kartonit në kanalin e secilit ilik lidhës.
► Fig.12: 1. Kutia e pluhurave 2. Hundëza e pluhurit
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja në
hundëzën e pluhurit të jenë nga e njëjta anë, më pas
instaloni hundëzën e pluhurit në kutinë e pluhurit.
Heqja e kutisë së pluhurit dhe qeses
filtruese prej letre.
► Fig.13: 1. Bllokuesi 2. Hundëza e pluhurit
Hiqni hundëzën e pluhurit duke shtypur dy shulet.
► Fig.14
Hiqni në fillim qesen filtruese prej letre duke shtrënguar
pak anën e logos në buzën e kartonit dhe më pas duke
shtyrë buzën e kartonit nga poshtë për ta nxjerrë nga
iliku lidhës i kutisë së pluhurit.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
► Fig.15
KUJDES:
Mos e ndizni kurrë veglën kur është në kontakt
me materialin e punës. Kjo mund të shkaktojë
lëndim të përdoruesit.
Asnjëherë mos e vini veglën në punë pa diskun
abraziv. Mund të dëmtoni seriozisht pllakën.
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulës efikasitetin e
smerilimit, mund të dëmtojë diskun abraziv ose
të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Kontakti i skajit të pllakës me materialin gjatë
përdorimit të veglës mund të dëmtojë pllakën.
Mbajeni veglën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo
të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën
me ngadalë në sipërfaqen e materialit. Mbajeni pllakën
ngjitur me materialin dhe ushtroni presion të lehtë mbi
vegël.
KUJDES:
Pllaka e smerilimit rrotullohet në drejtim
orar gjatë punës me ngarkesë, por mund të
rrotullohet në drejtim kundërorar gjatë punës pa
ngarkesë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
12 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Bo5031

Table of Contents