Makita DUR141 Instruction Manual page 31

Cordless string trimmer
Hide thumbs Also See for DUR141:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Koka prerëse prej najloni
NJOFTIM:
Ngritja dhe tërheqja nuk funksionon siç duhet nëse
koka prerëse prej najloni nuk rrotullohet.
Fig.6
Koka prerëse prej najloni është kokë prerëse me fije me
një linjë dhe ka mekanizëm me ngritje dhe tërheqje.
Për të nxjerrë fijen e najlonit, koka prerëse duhet
përplasur në tokë gjatë kohës që vegla është në punë.
Gjatë daljes, fija e najlonit do të pritet automatikisht në
gjatësinë e duhur nga prerësi mbi mbrojtëse.
SHËNIM:
Nëse fija e najlonit nuk del gjatë përplasjes së
kokës, rimblidheni/zëvendësojeni fijen e najlonit
duke ndjekur procedurat e përshkruara tek
"Instalimi ose heqja e kokës prerëse prej najloni"
dhe "Mbledhja e një fije të re najloni te bobina" .
Mos e përplasni veglën në sipërfaqe betoni ose
asfalti. Përplasja në këto lloje objektesh mund të
shkaktojë dëmtim të veglës.
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të
kryeni ndonjë shërbim për veglën. Nëse vegla
nuk fiket dhe kutia e baterisë nuk hiqet, ndezja
aksidentale mund të shkaktojë lëndim të rëndë
personal.
Mos e ndizni kurrë veglën nëse nuk është
montuar plotësisht. Vënia në punë e veglës kur
ajo është pjesërisht e montuar mund të rezultojë
në lëndime personale serioze nga ndezja e
paqëllimshme.
Instalimi i dorezës së përparme
Fig.7
Vendoseni dorezën e përparme në mbajtësen e dorezës
së përparme dhe fiksojeni me një bulon hekzagonal dhe
dadon shtrënguese që jepet me prerësin me fije, siç
tregohet në figurë. Në këtë moment, buloni hekzagonal
duhet të montohet në anën ku gjendet vrima e bllokimit
të bulonit hekzagonal dhe dadoja shtrënguese duhet të
montohet në anën e kundërt.
SHËNIM:
Doreza e përparme ka një të çarë nga skaji në
skaj në zonën e montimit të saj. Përdorimi i kësaj
të çare mundëson instalimin e lehtë të dorezës së
përparme te mbajtësja e dorezës së përparme.
Këndi i dorezës së përparme mund të rregullohet. Për të
rregulluar këndin e dorezës së përparme, lironi dadon
shtrënguese, vendoseni dorezën e përparme në këndin
e duhur sipas punës që do të kryeni dhe më pas
shtrëngojeni fort dadon në drejtim orar.
Instalimi i mbrojtëses
KUJDES:
Gjatë instalimit të mbrojtëses, kini kujdes të
mos prekni prerësin me fije najloni që gjendet
mbi mbrojtëse. Prekja e prerësit mund të
rezultojë në lëndim personal.
Fig.8
Montojeni mbrojtësen duke e fiksuar mbi folenë e
motorit, në mënyrë të tillë që fija e najlonit të mos
bllokohet ndërmjet mbrojtëses dhe folesë së motorit dhe
më pas fiksojeni me dy vida. Përpara ndezjes së
prerësit, hiqni kapakun e prerësit nga prerësi me fije.
Instalimi ose heqja e kokës prerëse prej
najloni
PARALAJMËRIM:
Përpara se të instaloni ose hiqni kokën prerëse
prej najloni (si kapakun e bobinës ashtu edhe
bobinën, të cilat në vazhdim do të quhen
kështu), sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe
që kutia e baterisë të jetë hequr nga vegla.
Mosfikja e veglës dhe mosheqja e kutisë së
baterisë mund të shkaktojnë lëndim personal.
KUJDES:
Gjatë instalimit ose heqjes së kokës prerëse
prej najloni, kini kujdes të mos prekni prerësin
me fije najloni që gjendet mbi mbrojtëse. Prekja
e prerësit mund të rezultojë në lëndim personal.
Fig.9
Fig.10
Për të hequr kokën prerëse prej najloni (bobina dhe kapaku i
bobinës) nga prerësi me fije, shtyni me forcë kapëset në të
dyja anët e kapakut të bobinës dhe ngrijeni.
Fig.11
NJOFTIM:
Sigurohuni që susta të jetë instaluar brenda
mbajtëses së bobinës.
Për të instaluar një kokë të re prerëse prej najloni (bobina
dhe kapaku i bobinës) te prerësi me fije, bashkërendoni
vrimën e fijes së najlonit me dhëmbëzën e vrimës së
instalimit të kokës prerëse prej najloni në prerës dhe më pas
shtyjeni derisa të dëgjoni një tingull kërcitës.
Mbledhja e një fije të re najloni te bobina
Fig.12
Hiqni bobinën nga kapaku i bobinës dhe hiqni nga
bobina fijen prej najloni të mbetur e të përdorur.
Fig.13
Futni një fije najloni te mbajtësi që tregohet në figurë.
Fig.14
Mblidheni atë fort dhe puthitur rreth bobinës, në drejtim
të shigjetës që gjendet mbi bobinë, në mënyrë të tillë
sipërfaqja e fijes së mbledhur prej najloni të duket e
uniforme në zonën e mbledhjes.
31

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur181

Table of Contents