Skil CR1 3128 Series Original Instructions Manual page 70

Dual charger
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
ndërrohet me një kordon të përgatitur
në mënyrë të veçantë përmes
organizatës së shërbimit
• Mos e përdorni baterinë nëse është e
dëmtuar; ajo duhet të zëvendësohet
menjëherë
• Mos e çmontoni karikuesin
• Mos u përpiqni të karikoni bateri të
pakarikueshme me një karikues
• Temperatura e lejuar e ambientit
(karikuesi):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË
KARIKUES
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para
përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në
ambiente të brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet
tokëzim)
6 Mos i hidhni veglat elektrike dhe
bateritë së bashku me materialet e
mbeturinave familjare
7 Siguresë vonese
PËRDORIMI
• Karikimi i baterisë 8
! ky karikues mund të karikojë një
bateri të vetme, por edhe 2 bateri
në të njëjtën kohë
- hiqeni gjithmonë baterinë nga vegla
- lidhni karikuesin me burimin e
energjisë si në ilustrim 8 a
- të dyja dritat A dhe B ndizen për 1
sekondë dhe pastaj fiken përsëri
8 b
- futni baterinë në karikues si në
ilustrim 8 c
- drita jeshile A fillon të pulsojë duke
treguar që bateria po karikohet 8 b
- kur bateria është e karikuar
plotësisht dhe drita jeshile A ndizet
8 d
- hiqeni baterinë siç tregohet në
figurë 8 d
! hiqeni baterinë nga karikuesi
pasi të përfundojë periudha e
karikimit duke zgjatur kështu
jetëgjatësinë e shërbimit të
baterisë
E RËNDËSISHME:
- nëse një dritë e kuqe B fillon të
pulsojë pas vendosjes së një
baterie, kjo do të thotë që bateria
është dëmtuar dhe duhet ndërruar
8 b
- nëse drita e kuqe B ndizet pas
vendosjes së një baterie, kjo do
të thotë që bateria është shumë
e ftohtë ose shumë e nxehtë
(karikuesi karikon bateritë vetëm kur
temperatura e tij është midis 4°C
dhe 40°C) 8 b
- bateria me jone litiumi mund të
karikohet në çdo kohë (ndërprerja
e procedurës së karikimit nuk e
dëmton baterinë)
- bateria me jone litiumi nuk duhet
të jetë bosh para karikimit (nuk ka
"efektin e memories" si bateritë me
nikel-kadmium)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria
mund të bëhen të ngrohta në prekje;
kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e
baterisë është e pastër dhe e thatë
para se ta futni në karikues
- nëse parashikoni periudha të gjata
mospërdorimi të veglës, është më
mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
- një periudhë pune e zvogëluar
ndjeshëm ps karikimit tregon se
bateria është e konsumuar dhe
duhet të ndërrohet
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Mbajeni karikuesin të pastër
- pastroni kontaktet e karikimit në
karikues me alkool ose pastrues të
kontakteve
! hiqeni karikuesin nga burimi i
energjisë para pastrimit
• Nëse karikuesi nuk punon pavarësisht
kujdesit të treguar në prodhim dhe
procedurat e testimit, riparimi duhet
të bëhet nga një qendër shërbimi pas
shitjes për mjetet e punës SKIL
- dërgojeni karikuesin të
paçmontuar së bashku me
dokumentin e blerjes në shitësin
më të afërt ose qendrën e shërbimit
SKIL më të afërt (adresat si edhe
diagrami i shërbimit të mjetit janë
renditur në www.skil.com)
70

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

3128

Table of Contents