Samsung LS05B User Manual page 83

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi
• Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të,
ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet
ndaj rrezeve të diellit.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut apo lagështirës.
• Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të
informacionit "Samsung" kur synoni ta instaloni televizorin
në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të
ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të
punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj.
Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.
Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin
Lini hapësirë përreth produktit për ajrim. Mosajrimi i duhur mund
të rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar
nga rritja e temperaturës së brendshme.
Sigurohuni që për instalimin të keni siguruar hapësirat siç
tregohet në figurë.
• Kur e instaloni televizorin me mbajtëse, ju rekomandojmë të
përdorni vetëm pjesë të ofruara nga "Samsung". Përdorimi i
pjesëve të ofruara nga prodhues të tjerë mund të shkaktojë
vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme nga
rrëzimi i tij.
10 cm
100 cm
10 cm
10 cm
120 cm
Masa paraprake të sigurisë
Duke përdorur bazamentin e ofruar me produktin, instalojeni The
Sero mbi një sipërfaqe të sheshtë.
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi
televizor mund të bëjë që televizori të
rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët
të mos varen apo të mos ta destabilizojnë
televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë
rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar
lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të
gjitha masat e sigurisë të përmendura në
broshurën e sigurisë që vjen me televizorin.
PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin
në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund
të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal
ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të
thjeshta paraprake si:
• Përdorni gjithnjë komotë apo mbështetëset, ose mënyrat e
montimit të rekomanduara nga Samsung.
• Përdorni gjithnjë mobilie që mund ta mbajnë në mënyrë të
sigurt televizorin.
• Sigurohuni gjithnjë që televizori të mos tejkalojë anët e
mobilies mbështetëse.
• Tregojuni gjithnjë fëmijëve rreziqet që vijnë nga hipja nëpër
mobilie për të arritur televizorin ose komandat e tij.
• Vendosini gjithnjë kordonët e kabllot e lidhur me televizorin
në mënyrë të atillë që të mos pengoheni, të mos i tërhiqni
apo kapni.
• Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të
paqëndrueshëm.
• Mos e vendosni kurrë televizorin mbi mobilie të larta (për
shembull bufe ose rafte librash) pa e fiksuar si mobilien, edhe
televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
• Mos e vendosni kurrë televizorin mbi leckë apo materiale
të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies
mbështetëse.
• Mos vendosni kurrë artikuj që mund të nxisin hipjen e
fëmijëve, si p.sh. lodra apo telekomanda, përmbi televizor apo
mobilien mbi të cilën është vendosur televizori.
Nëse do ta ruani dhe zhvendosni televizorin tuaj ekzistues, duhet
të zbatohen të njëjtat masa si më sipër.
• Nëse ju duhet të lëvizni ose të ngrini televizorin për
zëvendësim ose pastrim, sigurohuni të mos nxirrni
bazamentin.
Shqip - 3

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Qe43ls05bauxxh

Table of Contents