Samsung QE43Q60BAU H Series User Manual page 84

Hide thumbs Also See for QE43Q60BAU H Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi
• Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të,
ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet
ndaj rrezeve të diellit.
• Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut apo lagështirës.
• Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të
informacionit "Samsung" kur synoni ta instaloni televizorin
në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të
ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të
punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj.
Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.
Montimi i televizorit në mur
Nëse e montoni televizorin në mur, ndiqni
udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit
nga prodhuesi. Nëse nuk montohet siç duhet,
televizori mund të rrëshqasë ose të rrëzohet,
duke shkaktuar lëndime të rënda te fëmijët apo të
rriturit dhe dëmtim të rëndë të televizorit.
• Për të porositur kompletin e suportit për mur të "Samsung",
kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".
• Samsung nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të
produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse
zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.
• "Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit
ose lëndimet personale kur përdoret bazament për mur i
paspecifikuar ose jo-"VESA" ose nëse konsumatori nuk ndjek
udhëzimet e instalimit të produktit.
• Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë
pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur
në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me
shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse
e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të
bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth.
• Kur instaloni bazament për mur, ju rekomandojmë të
shtrëngoni të katër vidat "VESA".
• Nëse dëshironi të instaloni një bazament për mur që
montohet në mur duke përdorur vetëm dy vidat e sipërme;
sigurohuni që të përdorni bazament për mur të "Samsung"
që mbështet këtë lloj instalimi. (Mund të mos keni mundësi
të blini këtë lloj bazamenti për mur, në varësi të zonës tuaj
gjeografike.)
• Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15
gradë.
• Përmasat standarde të bazamentit për mur janë paraqitur në
tabelën në Quick Setup Guide.
Mos e instaloni bazamentin për mur kur televizori
është ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja
elektrike.
• Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që
nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA.
Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të
televizorit.
• Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e
vidave standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë
në varësi të specifikimeve të tyre.
• Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të
dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar
njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj
aksidentesh.
• Vini gjithnjë dy persona për ta montuar televizorin në mur.
– Për modelet 82 inçë ose më të mëdha, merrni katër
persona për ta montuar televizorin në mur.
Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin
Gjatë instalimit të televizorit ruani një distancë prej së paku 10 cm
midis televizorit dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të bufesë
etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të
rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga
rritja e temperaturës së brendshme.
• Kur ta instaloni televizorin me mbajtëse ose bazament për
mur, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara
nga Samsung. Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të
tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime
të mundshme nga rrëzimi i tij.
Masa paraprake të sigurisë
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi
televizor mund të bëjë që televizori të
rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët
të mos varen apo të mos ta destabilizojnë
televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë
rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar
lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të
gjitha masat e sigurisë të përmendura në
broshurën e sigurisë që vjen me televizorin.
Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë,
mund të blini dhe të instaloni pajisjen
kundër rënies, duke iu referuar "Parandalimi
i rrëzimit të televizorit".
PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin
në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund
të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal
ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të
thjeshta paraprake si:
Shqip - 3

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents