Beko GN163140ZGBN User Manual page 521

Hide thumbs Also See for GN163140ZGBN:
Table of Contents

Advertisement

Përdorimi i produktit
1. Temperaturë e lartë / paralajmërim gabimi
Ky tregues (
) duhet të jetë aktiv kur frigoriferi nuk
mund të kryejë ftohje siç duhet ose në rast të ndonjë
gabimi të sensorit. Në treguesin e temperaturës së
ndarjes së ngrirësit duhet të shfaqet simboli "E" dhe
në treguesin e temperaturës së ndarjes së ftohësit
duhet të shfaqen shifra të tilla si 1,2,3... Këto shifra i
japin informacione shërbimit të autorizuar për gabimin
që ka ndodhur.
Mund të shfaqet pikëçuditja kur vendosni ushqim
të ngrohtë në ndarjen e ngrirësit ose e mbani derën
hapur për një periudhë të gjatë. Ky nuk është defekt,
ky paralajmërim do të hiqet kur ushqimi të ftohet ose
kur shtypet çfarëdo butoni.
Treguesi i kursimit të energjisë (ekrani joaktiv)
Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet
automatikisht dhe simboli i kursimit të energjisë ()
shfaqet kur dera e produktit nuk hapet ose mbyllet për
njëfarë periudhe. Kur funksioni i kursimit të energjisë
është aktiv, të gjitha simbolet në ekran përveç simbolit
të kursimit të energjisë do të fiken. Kur funksioni
i kursimit të energjisë është aktiv, shtypja e një
butoni ose hapja e derës do të çaktivizojë funksionin
e kursimit të energjisë dhe sinjalet në ekran do të
kthehen në normale. Funksioni i kursimit të energjisë
është një funksion i aktivizuar në fabrikë dhe nuk
mund të anulohet.
2.Treguesi i kursimit të energjisë (ekrani
joaktiv)
Funksioni i kursimit të energjisë aktivizohet
automatikisht dhe simboli i kursimit të energjisë
(
) shfaqet kur dera e produktit nuk hapet ose
mbyllet për njëfarë periudhe. Kur funksioni i kursimit
të energjisë është aktiv, të gjitha simbolet në ekran
përveç simbolit të kursimit të energjisë do të fiken.
Kur funksioni i kursimit të energjisë është aktiv,
shtypja e një butoni ose hapja e derës do të çaktivizojë
funksionin e kursimit të energjisë dhe sinjalet në ekran
do të kthehen në normale. Funksioni i kursimit të
energjisë është një funksion i aktivizuar në fabrikë dhe
nuk mund të anulohet.
3. Butoni i lidhjes pa tel
Ky buton përdoret për të bërë një lidhje pa tel me
produktin tuaj nëpërmjet aplikacionit HomeWhiz.
Frigorifer / Manuali i përdorimit
Kur butoni shtypet për një periudhë të gjatë (3
sekonda), simboli i lidhjes pa tel në ekran pulson
ngadalë (me intervale prej 0,5 sekondash). Në këtë
mënyrë në produkt aktivizohet rrjeti i shtëpisë.
Pasi arrihet lidhja pa tel me produktin, simboli i lidhjes
pa tel (
) ndriçon vazhdimisht.
Kur të vendoset lidhja fillestare, mund ta aktivizoni/
çaktivizoni lidhjen duke shtypur shkurtimisht
këtë buton. Simboli i lidhjes pa tel do të pulsojë
shkurtimisht (në intervale prej 0,2 sekondash) derisa
të vendoset lidhja. Kur lidhja është aktive, simboli i
rrjetit pa tel do të ndizet në mënyrë të vazhdueshme.
Nëse lidhja nuk mund të vendoset për një periudhë të
gjatë, kontrolloni parametrat e lidhjes dhe referojuni
pjesës "Zgjidhja e problemeve" që gjendet në
manualin e përdorimit.
Për lidhjen pa tel duhet përdorur aplikacioni
HomeWhiz. Hapat e instalimit përshkruhen në
aplikacion gjatë instalimit.
Mund të futeni në aplikacion duke lexuar kodin QR që
ndodhet te etiketa HomeWhiz në produkt. Aplikacioni
ofrohet nëpërmjet App Store për pajisjet IOS dhe
nëpërmjet Play Store për pajisjet Android.
Vizitoni https://www.homewhiz.com/ për informacione
të detajuara.
4. Butoni i caktimit të temperaturës së ndarjes
së ngrirësit
Shtypja e këtij butoni do të bëjë që temperatura e
ndarjes së ngrirësit të mund të caktohet në -18,-19,-
20,-21,-22,-23,-24
5. Butoni i caktimit të temperaturës së ndarjes
së ftohësit
Lejon caktimin e temperaturës për ndarjen e ftohësit.
Shtypja e këtij butoni do të bëjë që temperatura
e ndarjes së ftohësit të mund të caktohet në
6. Butoni i funksionit joaktiv (pushime) të
ndarjes së ftohësit
Shtypni këtë buton për 3 sekonda për të aktivizuar
funksionin e pushimeve. Aktivizohet modaliteti i
pushimeve dhe ndizet ikona e pushimeve. Simboli
"- -" do të shfaqet në treguesin e temperaturës
19 / 31 SQ

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents