Samsung SEK-4500 User Manual page 186

Evolution kit
Hide thumbs Also See for SEK-4500:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
03 Kufizimet për instalimin e grupit "Evolution"
• Paneli dhe dizajni i televizorit "Samsung" nuk ndryshojnë kur lidhni grupin "Evolution".
• Performanca aktuale mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve dhe performancës së harduerit të modelit.
• Grupi "Evolution" mund të mos mbështesë disa aplikacione dhe funksione që disponoheshin në televizorin "Samsung".
• Grupi "Evolution" shfaq figura në rezolucionin optimal të televizorit "Samsung" me të cilin është lidhur.
• Nëse shkëpusni kordonin elektrik të televizorit të lidhur "Samsung" të lidhur me grupin "Evolution", sigurohuni që të
shkëpusni edhe kordonin elektrik të grupit.
• Rekomandojmë të ndryshoni lidhjet e pajisjeve të jashtme nga televizori "Samsung" (si p.sh. BD, STB apo konsolë lojërash)
në grupin "Evolution". Nëse në televizorin "Samsung" është lidhur një pajisje e jashtme dhe fikni dhe ndizni sërish televizorin
ndërsa grupi "Evolution" është në funksion, televizori shfaq figurën dhe zërin nga grupi "Evolution" dhe jo nga pajisja.
– Për të përdorur pajisjen e jashtme, sigurohuni ta kaloni burimin e televizorit "Samsung" tek ajo duke përdorur
telekomandën.
• Nëse lidhni një kompjuter me grupin "Evolution", rregulloni rezolucionin e kompjuterit duke zgjedhur një nga rezolucionet
e mbështetura nga televizori "Samsung".
– Për të optimizuar cilësinë e figurës kur lidhni një kompjuter, caktoni Ikona e pajisjes në PC në
grupin "Evolution" dhe më pas rregulloni cilësinë e figurës në menynë Figurë në televizorin "Samsung" duke përdorur
telekomandën.
• Për të optimizuar cilësinë e figurës, rregulloni menynë Figurë në televizorin "Samsung" duke përdorur telekomandën.
• Për të përdorur funksionet e grupit "Evolution", përdorni Telekomanda inteligjente "Samsung" e pajisur me grupin
"Evolution".
• Funksioni HDMI-CEC nuk mbështetet kur është i lidhur një marrës AV. Për të rregulluar marrësin AV, përdorni
telekomandën e saj.
Shqip-6
>
Burimi në

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents