Telekomanda Inteligjente "Samsung; Rreth Butonave Në Telekomanda Inteligjente "Samsung - Samsung Q90R Series User Manual

Hide thumbs Also See for Q90R Series:
Table of Contents

Advertisement

04 Telekomanda inteligjente "Samsung"

Rreth butonave në Telekomanda inteligjente "Samsung"
• Figurat, butonat dhe funksionet e Telekomanda inteligjente "Samsung" mund të ndryshojnë në varësi të
modelit.
• Funksioni Konfig. telekom. univers. punon normalisht vetëm kur përdorni Telekomanda inteligjente
"Samsung" që vjen me televizorin.
(Rryma)
Shtypeni për të ndezur ose fikur
televizorin.
(butoni Ngjyra / Numri)
Çdo herë që shtypni këtë buton, dritarja
e butonave me ngjyrë dhe tastiera
numerike virtuale shfaqen duke
alternuar.
• Përdorni këto butona me ngjyrë për
të hapur opsione shtesë posaçërisht
për funksionin që po përdorni.
• Shtypni për të shfaqur në ekran
tastierën numerike virtuale. Përdorni
tastierën numerike virtuale për të
dhënë vlerat numerike. Zgjidhni
numrat dhe zgjidhni Kryer për të
dhënë një vlerë numerike. Përdoreni
për të ndryshuar kanalin, për të
dhënë një "PIN", për të dhënë një kod
postar etj.
• Kur shtypet për 1 sekondë ose më
shumë, shfaqet menyja TTX.
Zgjidh
Zgjedh ose hap artikullin e fokusuar. Kur
shtypet gjatë shikimit të një programi
transmetimi, shfaqet informacioni i
detajuar i programit.
(Rikthim)
Kthehet në menynë e mëparshme. Kur
shtypet për 1 ose më shumë sekonda,
funksioni i hapur mbyllet. Kur shtypet
gjatë shikimit të një programi, shfaqet
kanali i mëparshëm.
(Luaj/pusho)
Kur shtypet, shfaqen komandat e
luajtjes. Me anë të këtyre komandave
mund të komandoni përmbajtjen
multimedia që luhet.
(Smart Hub)
Kthehet në Ekrani i parë.
(Bixby)
Hap Bixby. Shtypni e mbani butonin,
thoni një komandë dhe pastaj lëshojeni
butonin për të ekzekutuar Bixby.
Kur shtypni butonin, menyja Explore
Now shfaqet në fund të ekranit.
• Gjuhët dhe funksionet e
mbështetura të Bixby mund të
ndryshojnë sipas rajonit gjeografik.
(Ambient Mode)
Shtypeni këtë buton në modalitet
televizori për të hapur Ambient Mode.
Nëse e shtypni butonin kur televizori
është i fikur, televizori ndizet në
Ambient Mode.
• Kur shtypet për 1 sekondë a më
shumë, shfaqet ekrani i menysë
Shkurtore.
Tastiera e butonave të drejtimit (lart/
poshtë/majtas/djathtas)
Lëviz fokusin dhe ndryshon vlerat e
shfaqura në menynë e televizorit.
VOL (Volumi)
Lëvizni butonin lart ose poshtë për të
rregulluar volumin. Shtypeni butonin
për ta heshtur zërin. Kur shtypet për 1
sekondë ose më shumë, shfaqet menyja
Shkurtoret e asistencës.
CH (Kanali)
Lëvizni butonin lart ose poshtë për të
ndërruar kanalin. Për të parë ekranin e
Udhëz., shtypni butonin.
• Kur shtypet për 1 sekondë ose
më shumë, shfaqet ekrani Lista e
kanaleve.
Shtypni secilin buton për t'i ekzekutuar
funksionin.
Shqip - 13

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Qe55q90rQe65q90r

Table of Contents