LG 49UJ7507 Owner's Manual page 196

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
•  Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë
TV për një kohë të gjatë pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk
ndikon te funksionimi apo performanca e produktit.
•  Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e
saj tregon dëmtim ose përkeqësim, shkëputeni atë, mos e përdorni
më pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë këmbimi të njëjtë
nga një riparues i autorizuar.
•  Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi
prizë. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
•  Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi fizik ose mekanin, si
p.sh. nga përdredhja, përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose
nga shkelja. Bëni kujdes të veçantë ndaj spinave, prizave në mur
dhe pikës nga ku kablloja del nga pajisja.
•  Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me
një objekt të mprehtë, si p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.
•  Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi
të për periudha të gjata kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte
të përkohshme shtrembërimi në ekran.
•  Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk
shkëputet nga burimi i ushqimit AC madje edhe nëse e fikni këtë
pajisje me ÇELËS.
•  Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni. Nëse
telat brenda kabllos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund
të shkaktojë zjarr.
•  Kur të zhvendosni produktin, fillimisht sigurohuni që të jetë i fikur.
Më pas, hiqini nga priza kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe
të gjithë kabllot e lidhjes.
TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë që mund të
përbëjë rrezik zjarri ose mund të shkaktojë goditje elektrike.
•  Lëvizja e produktit ose heqja e tij nga paketimi, duhet bërë nga dy
persona, pasi produkti është i rëndë. Në të kundërt, kjo mund të
shkaktojë lëndim.
•  Kalojini të gjithë shërbimin personelit të kualifikuar të shërbimit.
Shërbimi nevojitet kur aparati është dëmtuar në ndonjë mënyrë, si
p.sh. kur është dëmtuar kablloja e ushqimit me energji ose spina,
kur është derdhur lëng ose kur kanë rënë objekte mbi aparat,
kur aparati është ekspozuar ndaj shiut ose lagështisë, kur nuk
funksionon normalisht ose kur është rrëzuar.
•  Mos përdor produkte me voltazh të lartë pranë televizorit (p.sh.
mbytës elektrik mushkonjash). Kjo mund të shkaktojë avari të
produktit.
•  Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, fillimisht hiqeni
nga priza dhe pastrojeni me një leckë të butë. Ushtrimi i forcës
së tepërt mbi të mund të shkaktojë gërvishtje ose çngjyrim. Mos
spërkatni ujë mbi të dhe mos e pastroni me leckë të njomë. Mos
përdorni kurrë pastrues xhamash, shkëlqyes makine ose industrial,
gërryes ose dyll, benzen, alkool, etj. i cili mund të dëmtojë
produktin dhe panelin e tij. Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë
zjarr, goditje elektrike ose dëmtim të produktit (deformim,
gërryerje ose thyerje).
4
Përgatitja
•  Nëse televizori ndizet për herë të parë pas mbërritjes nga fabrika,
nisja e televizorit mund të marrë disa minuta.
•  Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga TV-ja juaj.
•  OSD-ja (afishimi në ekran) e TV-së tuaj mund të ndryshojë pak nga
ajo që shfaqet në këtë manual.
•  Menytë dhe opsionet që disponohen mund të ndryshojnë nga
burimi hyrës ose nga modeli i produktit që përdorni aktualisht.
•  Kësaj TV-je mund t'i shtohen veçori të reja në të ardhmen.
•  Artikujt që vijnë me produktin mund të ndryshojnë në varësi të
modelit.
•  Specifikimet e produktit ose përmbajtja e këtij manuali mund
të ndryshohen pa njoftim paraprak për shkaqe përmirësimi të
funksioneve të produktit.
•  Për një lidhje optimale, kabllot HDMI dhe pajisjet USB duhet
të kenë trashësi më të vogël se 10 mm dhe gjerësi prej 18 mm.
Përdorni një kabllo zgjatuese që mbështet USB 2.0 nëse kablloja
USB ose njësia e memories USB nuk përputhen me portën e USB-së
në televizor.
B
A
A
•  Përdor kabllo të certifikuar me logon HDMI bashkëngjitur.
•  Nëse nuk përdor kabllo të certifikuar HDMI, ekrani mund të mos
shfaqet ose mund të ketë gabim lidhjeje. (Llojet e rekomanduara
të kabllove HDMI)
- Kabllo HDMI
/
me shpejtësi të lartë (3 m e poshtë)
®
TM
- Kabllo HDMI
/
me shpejtësi të lartë me Ethernet (3 m e
®
TM
poshtë).
•  Përdorimi i nuklit të ferritit (Në varësi të modelit)
- Përdor nuklin e ferritit për të reduktuar interferencat
elektromagnetike në kordonin elektrik. Sille kordonin elektrik një
herë mbi nuklin e ferritit.
[Ana e murit]
10 cm (+ / -2 cm)
B
<
*A
=
10 mm
<
*B
=
18 mm
[Ana e televizorit]

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents